SPAK nisi hetimet për '21 Janarin', Braçe: Më në fund pushkatimet shtetërore do kenë përgjegjës të vërtetë

SPAK nisi hetimet për '21 Janarin', Braçe: Më në fund pushkatimet shtetërore do kenë përgjegjës të vërtetë

Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përshëndetur vendimin Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet për vrasjet e 21 janarit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se më në fund pas 13 vitesh do të ketë drejtësi dhe do të hetohen pushkatimet e 21 janarit.

‘Për 13 vite e pak-nga PUSHKATIMET deri sot, kam folur ne çdo rast dhe kam kërkuar veten një gjë-me normalen ne bote ne raste te ngjashme: Hetimin gjithëpërfshirës te pushkatimeve, urdhëruesve, pushkatuesve e penguesve të hetimeve!

Fale BETEJES jetike te një gruaje te hekurt-RAIMONDA NIKES, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut URDHEROI hetimin gjithëpërfshirës se ZINXHIRIT KOMANDUES TE SHTETIT PERFSHIRE NE VARSJE, mbajtjen përgjegjës te atyre qe penguan hetimin për pushkatimet shtetërore;

Gjykata e Larte e Shqipërisë vendosi ne këtë drite dhe sot SPAK ka regjistruar HETIMIN PENAL te këtij PUSHKATIMI!

VRASJA NE RRETHANA CILESUESE, SHPERDORIMI I DETYRES DHE KRYERJA E VEPRIMEVE QE PENGOJNE ZBULIMIN E SE VERTETES-jane tre veprat penale per te cilat DO TE HETOHEN PUSHKATIMET E 21 JANARIT!

Tani fjalet si duhen me kujt;

Aktet e prokuroreve janë ato qe presin te gjithë!

Pushkatimet e 21 janarit janë aktet me te renda shtetërore ndodhur ne demokraci; kane shënuar historinë e këtij vendi!

Gjaku nuk behet uje!’- shkruan Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lindi: 16/07/2024 16:54

    Të ngulitet në kokën e sejcilit se vrasja nuk falet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Studioja arkitekturore spanjolle 'Selgascano Architects', fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re

Studioja arkitekturore spanjolle 'Selgascano Architects', fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re