Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë“ thuhet në njoftimin e SPAK shpërndarë në rrjetet sociale. 

SPAK u bë objekt sulmi politik edhe nga PS pas arrestimit të kryetarit të  bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt 2025, ndërsa vijon të jetë sulm politik nga opozita. Konkretisht edhe nga Partia Demokratike, kryetari i të cilit është marrë i pandehur për korrupsion, edhe nga Partia e Lirisë, presidenti i së cilës,Ilir Meta i të cilit është marrë i pandehur për korrupsion e pastrim parashë.   
Ndërkohë dje Komisioni Europian përmes një deklarate theksoi se reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në reagim theksohet pavarësia që duhet të ketë SPAK vecanërisht nga politika.