SPAK trondit dyshen Berisha-Meta, kush janë 9 të emëruarit VIP nga PD-LSI në kupolën e drejtësisë që po hetohen për fshehje pasurie! Nisin sekuestrimet e para

SPAK trondit dyshen Berisha-Meta, kush janë 9 të emëruarit VIP nga PD-LSI në kupolën e drejtësisë që po hetohen për fshehje pasurie! Nisin sekuestrimet e para

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Që të nëntë ish gjyqtarët e nivelit të lartë, të cilët po hetohen nga SPAK për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mashtrim me pasuritë, janë emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta në Gjykatë e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në vitet 2008-2013, në bashkëpunim me ish presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani, në kuadër të planit të tyre për kontrollin e kupolës së drejtësisë, përmes njerëzve të besuar. Shqiptarja.com ka mësuar se nën hetim nga SPAK për pasuri të dyshimta janë ish anëtarët e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Artan Zeneli, si dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, bashkë me ish anëtarët Fatos Lulo dhe Gani Dizdari.

Në zbatim të ligjit anti-mafia, deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Bashkim Dedes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimin, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata Speciale. Që të tre janë shkarkuar nga Vetingut kryesisht për mosjustifikim të pasurive me burime të ligjshme. Nga Vetingu janë shkarkuar edhe Ndreca, Dizdari, Islamaj dhe Artan Zeneli. Ndërkaq, Guxim Zenelaj dhe Aleksandër Muskaj kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia, duke i shpëtuar përballjes me Vetingun.

Që të gjithë ish gjyqtarët janë ngjitur në krye të drejtësisë shqiptare falë besimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kontrollonin shumicën në Kuvend deri në vitin 2013. Madje, disa anëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, Sali Berisha i ka emëruar me urgjencë vetëm disa muaj para se të largohej nga pushteti, pa konsensusin e opozitës së atëhershme. Asnjë prej të emëruarve nuk arriti të kalonte filtrin e trefishtë të Vetingut.

Pas largimit nga sistemi falë veprimit të ligjit të Vetingut, këta ish gjyqtarë tashmë rrezikojnë të humbasin pasuritë e pajustifikuara dhe të dënohen nga Gjykata Speciale. Kjo duket se është një tjetër arsye se pse Berisha dhe Meta javët kanë intensifikuar sulmet ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi në tërësi.

Ish gjyqtarët VIP nën hetim nga SPAK: 

1.            Bashkim Dedja, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

2.            Fatos Lulo, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

3.            Shkëlzen Selimi, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-LSI në vitin 2011, i shkarkuar nga Vetingu. I është sekuestruar një pjesë e pasurisë me kërkesë të SPAK.

4.            Gani Dizdari, ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i emëruar në 2013 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

5.            Tom Ndreca, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-ja në 2013, i shkarkuar nga Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

6.            Edmond Islamaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, i emëruar nga PD-LSI në 2011, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

7.            Guxim Zenelaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

8.            Aleksandër Muskaj, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, emëruar nga PD në 2008. I dorëhequr në 2017 para Vetingut. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

9.          Artan Zeneli, ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, , i emëruar nga PD-LSI në 2012. I shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrake: 18/05/2021 03:54

    se shpejti ne rec armiqt e kombit

    Përgjigju
  • Tonin: 15/05/2021 00:56

    Doni ta dini si vepronte Gani Dizdari? Ne fillim hidhte nje lum akuzash ndaj fatkeqit,apo hallexhiut .Pasi e shantazonte dhe e trembte ia linte lojen te treteve,qe e takonin viktimen jashte dhe benin pazaret.Ne loje futej dhe shprehja “Do ndahet parja me pjestare te tjere,”grupin “ e madh te gjyqtareve dhe me pas paguhej gjoba dhe ceshtja “sqarohej- lehtesohej,or mbyllej.Fytyra te poshtra dhe kenaqesi ti shohesh te paguajne ato qe u zhvaten te tjereve

    Përgjigju
    • Arber: 15/05/2021 11:41

      Ka shume Prokurore e Gjyqtare qe vazhdojne ta perdorin funksionin si mjet shantazhi.Dhe kjo eshte pjesa me e madhe e tyre . Shantazhojne gjithe sa u vjen ne dere , stisin akuza kur mbrojne interesa dhe lehtesojne akuza kur perfitojne prej krimineleve.Cdo ceshtje duhet te kete nje fileter kontrolli dhe cdo parregullsi e konstatuar gjate cdo procesi nuk duhet te mbese ne heshtje ,ndeshkim per cdo veprim dhe mosveprim ne kundershtim me proceduren dhe ligjin .Ndeshkimi edhe me i ashper ndaj njerezve te drejtesise si fillim dhe me pas cdo njeri qe shkel ligjin te marre ate qe i takon , por se pari njerzit qe kane mare persiper te bejne drejtesi .Ndeshkimi duhet te vioje edhe kur merret pafajesi , pa kur ke akuzuar dike pa te drejte dhe gjithashtu edhe kur "nuk i povon dot akuzen " edhe pse qartazi ke mbyllur syte e nuk ke hetuare gjykuar , ke prishur prova e ke anashkaluar fakte , pra ke mbyllyr ceshtje e ke lehtesuar akuza.

  • fuati: 14/05/2021 19:00

    Kjo eshte banda kriminale e drejtesise e Sali kriminelit e Like floririt. Nga hundet do ti dalin krimet qe kane bere....

    Përgjigju
  • Beni: 14/05/2021 18:00

    Po Shkelqim Hajdari do shpetoj meqe ka dhene doreheqje me pare?

    Përgjigju
  • Jurist: 14/05/2021 17:07

    Po kryetarja e tyre Shpresa Becaj , kur e ka radhen..?

    Përgjigju
  • Gazmend Kadiu: 14/05/2021 16:39

    ju lutem, nëse SPAK do të konfiskojë vetëm pasurinë, nuk është e mjaftueshme. kush do të dëmshpërblejë vitet e korrupsionit në drejtësi? kush do të kompensojë mungesën e investitorëve të huaj për shkak të korrupsionit? kush do të kthejë vitet e humbjes për të rinjtë tanë? ata duhet të shkojnë në burg dhe të qëndrojnë atje të paktën 20 vjet!

    Përgjigju
  • dori: 14/05/2021 16:26

    DO MERRESHIN MALOKET E VERIUT DHE TE JUGUT ME PILITIKE,,,KUJTUAN SE U BE DETI KOS.....VETEN NE DHEMBE DO HANI MOR PUSHTA NE BURG......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën