TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të shtune, forca të shumta policie, me urdhër të SPAK zbarkuan në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në Surrel. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se në shtëpi janë marrë vetëm dokumente pasi nuk u gjet asgjë e paligjshme. Atje nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i Martinaj.
Urdhri i SPAK për kontrolle nuk lidhet me zhdukjen e Martianjt, por u dha në kuadër të operacionit "Golden Bullet", pas rrëfimit të Nuredin Dumanit se e kishte porositur për të eliminuar Endrit Doklen për 500 mijë euro, detyrë që nuk u krye asnjëherë për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë e kishte konsideruar të vështirë. Dumani ka thënë se për këtë vrasje Ervis Martinaj do paguante 500 mijë euro, shumë për të cilën ra dakord. Para vrasjes i dha Dumanit paradhënie shumën prej 100 000 Euro.
Endrit Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë, por nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij.
/B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
51.8%
-
Gabon
46.1%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 5223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapsolla drejt policëve në protestën e PD, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim edhe 3 militantë të tjerë
9 Shkurt, 09:40
-
Protesta e PD/ 3 policë të lënduar nga kapsollat, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës! Policia: Po mbledhim provat e pamjet, autorët do përballen me drejtësinë
8 Shkurt, 20:25
-
Protesta e opozitës/ Martin Leka në Report Tv: Pa njerëz, fjalimi i Berishës si në mbledhje partie, Meta s'tha asgjë të re
8 Shkurt, 20:02
-
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde
8 Shkurt, 19:11
-
Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern
8 Shkurt, 14:41
-
Gjirokastër/ Pjesë e organizatës që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet i dënuari me rreth 7 vite burg! U dënua më 2020-ën (VIDEO)
8 Shkurt, 14:24
-
Tiranë/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi të afërmen me armë, arrestohet 75-vjeçari
8 Shkurt, 13:55
-
Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro
8 Shkurt, 13:49
-
Tiranë, punëtori 67-vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë
8 Shkurt, 13:41
-
Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin
8 Shkurt, 13:12
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt, 12:31
-
Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)
8 Shkurt, 10:19
Pse kaq buje mediatike per Martinaj ,kur sot ka probleme ne te rendesushme qe kerkon populli.Televizionet jane kthyer ne tellall politik .Lereni policine te hetoje dhe te shohim se cfar rezulton.Buja per jete teme tregon varferine mediatike shqiptare ,ku kjo teme me Martinajn ne BE do ishte nje lajm i zakonshem
PërgjigjuAaa ju rrofshin dokumentet ju e gjetet, bravo se e morret rrogen...
Përgjigju@Anonim duket që s'ja ka bërë qejfin tamam mamit dhe motrës tënde Saliu te paska mërzitur fort. Po pse i jep ngjyrime politike kësaj çështjeje ore.
PërgjigjuKeto jane manovra te dyshimta te policise qe tregojne qe shteti mban anen e kundershtareve te martinajve. Jane vrare 15 vete ne pak vite, martinaj i zhdukur e policia nuk heton kush i vrau shoket e ketij po vazhdon i kontrollon familjen. Gjithe keto kontrolle qe ata te mos mbajne as thiken e bukes, ne kete menyre kundershtaret ta kene me te lehte te eleminojne dhe familjaret. Policia ne vend ti mbroje rri i terrorizon me kontrolle. Duket haptas qe policia eshte bere njesh me bandat kundershtare.
PërgjigjuVrasjen e Santiago Malkos e kanë zbuluar, njëri po bën 35 vjet burg pse kishte rolin e vëzhguesit, ekzekutuesit besoj marrin burgim të përjetshëm nëse kapen. Vrasjet e tjera kanë të dyshuar si ekzekutorë, por s’kanë fakte. Kapja e vrasësve me pagesë dhe zbërthimi i tyre do jetë çelësi i vetëm për të zbardhur ngjarjet e së kaluarës. Nëse xhaxhai i Ervisit akuzon KM si autorin e eleminimit te nipit, kjo s’eshte pak, po ve objektivin për gjakmarrje dhe jo do kontrollohet, por gjithe kohes do jete ne rreshtore nga policia.
@Arkitekti ja ke thënë të gjitha këtij militantit partiak Hallall vëlla.
O anonim, te ishim ne gjermani e para ty do te mbyllnin ne psikiatri e sdo kishe mundesi te komentoje ketu. E dyta, te ishim ne gjermani policia do kishte zbardhur ato 15 vrasjet e shokeve te ketij para pastaj do merrej me hijen e ketij. E treta, te ishim ne gjermani nuk do te perndiqej familja e ketij por do ruhej me police. E katerta pastaj o anonim, te ishim ne gjermani edhe ti do i pije ilacet e psiqikut se do i kishe falas dhe jo me leke, keshtu qe do ishe me objektiv ne komente e sdo ishe militant partish. Rrofte gjermania o anonimo
Fiks cdo gje eshte reale sic e thu, dhe ka shume te verteta dhe pika qe ska pike dyshimi per vdekjen e tij, thjesht po mundohen Ti intimidojne dhe ti thone qe mos hapni as goje, as mos tentoni me per asgje se ju pret me keq..
INJORANT NE GJITH BOTEN POLICIA BEN KONTROLLE TE BEFASISHME KETU NE GJERMANI AS NUK TE PYT KUSH JE TE VIN TE KONTROLLON DHE TA KTHEN JO SHTEPIN PERMBYS PO PALLATIN I JAN VRAR SHOKET E CFAR MOS TA KRUJN MENDEREN , SOT NE GJERMANI NE METRO DY VERA PO BERTISNIN DHE FILLUAN TE ZIESHIN ERDH POLICIA ME SHKOO GOME I SHTRIU NE TOK JO TI MERTE ME TE MIR KESHTU DUHET TE JET DHE NE SHQIPERI ME JUA BO KURRIZIN ME TE BUT SE BARKUN, ZGJIDHEN VRASJE QE JAN BER DHE PARA 20 APO 30 VITESH , CFAJ KA POLICI QE VIN KONTROLLON, KY RRUMPALLA I SALI VICIDOLIT MOS TA BENTE SHTEPIN AFER RAMES SE I DHA URDHER SALI KOPILI KA GJYNAHE PER TE LAR.
Shpejt shume u kujtuat per kontrolle...
Përgjigju