SPAK zbardh skemën e trafikut të drogës Shqipëri - Itali! Sekuestron pasuri me vlerë 1 mln euro drejtuesve grupit! Çon në gjykatë dosjen me 21 të pandehur

SPAK zbardh skemën e trafikut të drogës Shqipëri - Itali! Sekuestron pasuri me vlerë 1 mln euro drejtuesve grupit! Çon në gjykatë dosjen me 21 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kopsit dosjen dhe çon në GJKKO kërkesën për dërgimin në gjyq të grupit kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka patur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Bëhet fjalë për një grup kriminal prej 21 personash të cilët drejtohen nga të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët sipas SPAK kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal. Ishin përgjimet që nxorrën zbuluar anëtarët e këtij trafiku

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike. Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme’ informoi sot SPAK

SPAK zbulon dhe rolin e secilit në këtë grup kriminal

Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço ishin kokat e trafikut

Nga hetimet e përbashkëta janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat provohet se ky grup kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal. Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Anëtarët e grupit 

Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Të pandehurit Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa të pandehurit Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Sekuestro preventive pasurive 1 mln euro

Gjithashtu GJKKO, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme,  më 18 tetor 2023 ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

Mbi bazën e dy vendimeve gjyqësore të mësipërme janë sekuestruar 3 (tre) shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, katër aktivitete të tjera tregtare, anije peshkimi, automjete, 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit “Njësi”, një apartament dhe një garazh.

Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë një vlerë rreth 1,000,000 (Një milion) Euro dhe sekuestrimi i tyre është kryer me arsyetimin se vlera e tyre iu korespondon vlerës së produkteve të veprës penale, të cilën të pandehurit kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal" informoi sot SPAK.

Në datën 11 dhjetor 2023 Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.49 viti 2019 në ngarkim të të pandehurve të mësipërm me akuzat e tyre respektive.

Procedimi penal ka mban nr.49 viti 2019, që bën fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ky procedim penal është hetuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur nga Eurojust, Europol, si dhe është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga ana financiare nga Projekti IPA/2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.

Grupi kriminal i trafikut të drogës në Shqipëri e Itali
Drejtuesit e grupit
1- Gernard Beu 
2- Emirjan Beu
3- Braniol Liço
Anëtarët e grupit 
4- Florid Vukaj
5- Lulzim Selimi
6- Dhimitër Nina
7- Dorian Beu
8- Syrjan Tola
9 - Ramazan Grada
10- Igli Lala
11- Saimir Prenga
12- Rexhep Dallupi
13- Enkeleda Bakalli
14- Gjergji Luli
15- Alfred Luli,
16- Ilir Duro,
17- Françesko Çeçi
18- Lorik Prengaj 
19- Gjergj Zefi,
20- Renato Zefi
21- Eledjo Dedej
Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur