Një ngjarje emocionuese dhe e rrallë njëkohësisht ka ndodhur në një spital të Spanjës në provincën Guipuzcoa. Dy binjakë, Maria dhe Danieli pasi lindën, u kapën  dorë për dore me njëri - tjetrin.

Përveç faktit se binjakët kanë qëndruar së bashku në barkun e nënës prej nëntë muajsh, ky akt është një shenjë e qartë e mbrojtjes midis binjakëve.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe njëri prej mjekëve që asistoi në lindjen e tyre.

“Fakti që të dy u kapën për dore pas lindjes, është dëshmi e qartë e mbijetesës dhe mbrojtjes midis binjakëve”, shprehet mjeku asistent.

Fotografia është përhapur me shpëjtësi në rrjetet sociale dhe është cilësuar si fotografia më domethënëse e vitit.

(v.gj/shqiptarja.com)