Spanjë - Në Spanjë zbulimi më i ri i Google Maps, “Mountain View”, ose siç quhet ndryshe dhe “makina e kohës”, ka rezultuar mjaft i dobishëm në një rast shumë të veçantë.
Karmen Pakeko është një shkrimtare spanjolle që jeton në Madrid dhe para rreth një viti e gjysmë humbi gjyshen me të cilën ishte shumë e lidhur.
Për ta kujtuar Karmen kishte zbuluar një mënyrë shumë interesante: një nga fotot e “Street View” në Google Maps tregonte gjyshen e saj duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Por dihet që interneti është gjithmonë në lëvizje dhe një ditë kur Karmen kërkoi foton e gjyshes nëpër rrugë, nuk e gjeti më. Fotoja në fakt ishte përditësuar me një më të re.
Shkrimtarja e tregoi gjithë historinë e saj në TWitter dhe filiali madrilen i Mountain View u përgjigj menjëherë duke postuar në faqen e Karmenit një foto të gjyshes së gjetur falë shërbimit të ri të Google Maps, i cili bën të mundur të udhëtosh edhe në kohë, duke krahasuar fshatra, qytete dhe rrugë si kanë qënë dikur dhe si janë tani.
Ndoshta kjo është një gjetje publicitare, por me siguri është një nga ato historitë e rralla që të bëjnë të ëndërrosh.

Redaksia Online
F.I/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com