Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin

Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin

Minuta Zero

Spanja u shpall mbrëmë fituese e Kampionatit Europian duke triumfuar në finale ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.

Në ‘Minuta Zero’ Report Tv u diskutua fundi i Euro 2024. Gazetari Arbër Hitaj theksoi për Ogerta Spahiun dhe Andi Kapxhiun se anglezët u treguan disi më të ngurtë në finale sesa spanjollët që ishin më të çlirët.

'Pashë një Angli të kontraktuar. I shikoja të tutur të trembur. I përjetojnë shumë ndeshjet. Spanja ishin më të çlirët. Më ka pëlqyer disa tituj të gazetarëve britanikë që kishin blerë nga një kupë të vogël në Berlin dhe thonin: Its coming home. Spanja nuk ka qenë shumë favorizues ndaj faktorit shqiptar, shumë arsye më bënin me Angli. Më erdhi keq që nuk fituan mbrëmë. Futbolli ky është.'

Profesor Albert Karriqi shikon tashmë një ridimensionim të futbollit dhe kjo prej trajnerit spanjoll De La Fuente dhe atij gjerman Julian Nagelsmann.

'Më pyesin për elementë, ne japim shumë nota futbollistëve, dhe i japim pak trajnerit. 60% suksesi i trajnerit, 40% i lojtarëve. Spanja vjen me nivelin maksimal të lëvizshmërisë, Anglia vjen me minimalin. Në ndeshjen me Spanjë-Gjermani, gaboi trajneri gjerman, në finale gaboi trajneri anglez. Kane nuk duhet të luante. Trajneri spanjoll fitoi ndaj atij anglez me ndryshimet. Anglezët po njësoj.

Nuk po kuptonin pse ishte bllokuar Bellingham. I bllokuar ishte se Kane nuk merrte askërkënd. S’kishte nevojë Kane për një të dytë. Qendërsulmuesin e kishte dhe e futi në minutat e fundit. Pëlqej gjithmonë ekspertizën e Hamman, ia jep gjithë meritën trajnerit. Është trajner i konfigurimin gjeometrik. Është nismëtar me Nagelsmann që futbolli po rikonfigurohet.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë