Spanja kujton me liderët e BE-së viktimat e Covid-19

Spanja kujton me liderët e BE-së viktimat e Covid-19

Spanja do të kujtojë ata që humbën jetën nga infeksioni i koronavirusit përmes një ceremonie të planifikuar për në 16 korrik.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sot në Parlament se në ceremoni do të marrin pjesë shumë lider të Bashkimit Europian dhe nga OBSH-ja.

"Do të jetë një haraç për 27 mijë bashkatdhetarët tanë që kanë humbur jetën e tyre si dhe për të gjithë njerëzit që ishin dhe janë në ballë të luftës kundër pandemisë në këto tre muaj," tha ai.

Ngjarja do të kryesohet nga Mbreti Felipe, në prani të Presidentit të Këshillit Euripian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrell dhe Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Spanja është ndër vendet më të prekura nga pandemia, me 244 mijë infeksione dhe më shumë se 27,000 vdekje.

Nga 27 maji në Spanjë, Zija Kombëtare zgjati për dhjetë ditë, periudha më e gjatë e zisë që nga fundi i diktaturës në 1975,

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025