Spanja , qindra ushtarë në zonë për të luftuar zjarret ndërsa mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë

Në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë Andaluzinë, qeveria spanjolle ka dërguar qindra ushtarë në zonë.

Të paktën 260 trupa nga Batalioni i Ndërhyrjes Emergjente për të mbrojtur qytetet Jubrique, Farajan, Genalguacil dhe Pujerra në provincën e Malaga në Spanjën juglindore.

Zjarri, i cili hyri në ditën e tij të pestë të hënën, ka shkatërruar afro 7,000 hektarë pyje dhe ka detyruar evakuimin e rreth 2,500 personave.  Gati 1,500 banorë nga Jubrique, Genalguacil dhe katër fshatra të tjerë u evakuuan të Dielën. Mbi 1.000 tashmë ishin larguar nga shtëpitë e tyre rreth qytetit turistik të Estepona, i cili është i popullarizuar nga turistët e shumtë.

"Ne po flasim për një zjarr me fuqi dhe forcë të pazakontë në krahasim me zjarret që jemi mësuar të shohim," tha Alejandro Garcia, një zyrtar i shërbimit të zjarrit në lidhje me vendimin për të vendosur ushtarë.

Një zjarrfikës 44-vjeçar vdiq të enjten ndërsa po përpiqej të shuante zjarrin.

Më shumë se 600 profesionistë janë vendosur për të luftuar zjarrin dhe për të ndihmuar banorët, sipas qeverisë rajonale të Andaluzisë. Ata po mbështeten nga aeroplanët me ujë dhe helikopterë të shumtë.

Sipas ministrisë, lufta kundër këtij zjarri është edhe më e vështirë për shkak të terrenit, të karakterizuara nga shpatet e pjerrëta, por edhe nga "kushtet e pafavorshme të motit". Në anën tjetër kanë filluar hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarret shkatërruese përfshinë vendet mesdhetare gjatë verës, përfshirë Greqinë, Italinë, Turqinë , Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Algjerinë, të cilat u përkeqësuan ndjeshëm edhe për shkak të temperaturave përvëluese të verës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm