Ministri spanjoll i Buxhetit, Cristobal Montoro, njoftoi sot se Spanja kishte rikuperuar 28 miliardë euro që nga fillimi në vitin 2012 i një plani kundër mashtrimit fiskale, që frenon rimëkëmbjen ekonomike.
Ministri shtoi para një komisioni parlamentar se "lufta kundër personave që kryejnë mashtrim fiskal ishte e vetmja rrugë për t'i dhënë fund këtij fenomeni që është një atentat i vërtetë social që pengon rimëkëmbjen ekonomike ndërkohë që Spanja ka filluar rritjen e konomike në mes të vitit 2013.
"Falë luftës kundër evazionit, Madridi rekuperoi 11,5 miliardë euro në 2012, 10,9 miliardë në 2013 dhe 5,5 miliardë në semestrin e parë të këtij viti", njoftoi Cristobal Montoro.
Pak pas ardhjes në pushtet të qeverisë konservatore të Mariano Rajoy, në fund të vitit 2011 ndërkohë që spanja ishte zhytur në një krizë ekonomike dhe kishte një deficit publik të thellë, ajo filloi një program drastik masash shtrënguese që synon të kursejë 150 miliardë euro deri në fund të vitit 2014./ATSH/
/Shqiptarja.com