Shqiptarët sërish në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle.
Të përdishtmet shkruajnë se një bandë shqiptare e përbarë nga 4 persona kanë vrarë një biznesmen kinez rreth 40-vjeç si dhe kanë rrahur brutalisht djalin e tij 14-vjeçar të cilët i kanë thyer krahët.
Mediat raportojnë se ngjarja është shënuar në një shtëpi luksoze në Boadilla del Monte, shtëpi e cila i përkiste biznesmenit i cili po ashtu zotëronte edhe biznese të tjera.
Mësohet se sipas hetimeve shqiptarët kishin hyrë në shtëpinë e biznesmenit për të vjedhur.
Cdo gjë nisi pas mesnate shkruajnë mediat.
Në atë kohë familja ndodhej në gjumë. Shtëpia ishte me të vërtetë lukzose dhe vlente rreth 2 milionë euro.
Hajdutët kapërcyen murin, kaluan pishinën, thyen xhamat e kuzhinës dhe hynë në shtëpi. Banesa kishte një sistem alarmi, por nuk ishte e aktivizuar.
Ende nuk është e qartë nëse familjarët u zgjuan nga gjumi apo nëse vrasësit shkuan tek ata.Ishte djali 14-vjeçar ai i cili pa teksa hajdutët po sulmonin babanë i cili u godit me armë në kokë, ndërsa djalit i thyen krahët. Ishte po djali i cili arriti të largohej dhe të lajmëronte komshinjtë dhe policinë.
Por kur autoritetet mbërritën hajdutët ishin larguar por mediat ngrenë alarmin për bandat shqiptare.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com