Spanjë, arrestohen shqiptarët, kishin mbjellë plantacione me kanabis në Parkun Natyror të 'Serrania De Cuenca' (VIDEO)

Policia spanjolle ka arrestuar një grup kriminal shqiptarësh të cilët kishin krijuar dhe mbjellë një plantacion me kanabis në mes të Parkut Natyror të ‘Serrania De Cuenca’.

Sasia e kanabisit i kalon 2000 kg.

Shqiptarët banonin në kampin fushor të ngritur enkas, duke i kushtuar gjithë kohën e tyre mirëmbajtjes dhe monitorimit të plantacioneve të kanabis sativa.

Ata gjithashtu kishin krijuar një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë përmes tubave nëntokësore, dhe një sistem tharës, të gjitha të kamufluara me kujdes midis bimësisë.

Agjentët e policisë arrestuan katër anëtarët e grupit dhe prishën tre plantacione me kanabis që ishin të fshehura midis pyjeve të pishave dhe bimësisë së dendur të vështira për tu arritur dhe dalluar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/10/2019 18:03

    Bravo shkoder ashtu eshte do zoti ti lirojne sa me shpejt si kane ber keq asnjerit

    Përgjigju
  • Shkoder: 23/10/2019 17:32

    Hallall,po mvjen keq qe i paskan kap,lirim sa ma t shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta