MADRID, 27 shtator /ATSH-AFP/ - Qeveria spanjolle pohoi sot se referendumi mbi pavarësinë i kërkuar nga Katalonja nuk do të zhvillohet në mënyrë kategorike, askush nuk është sipër vullnetit sovran të të gjithë spanjollëve.
"Ky referendum nuk do të zhvillohet pasi është anitkushtetues", deklaroi numri dy i qeverisë, Soraya Saenz de Santamaria, gjatë një konference për shtyp.
"I takon të gjithë Spanjollëve të vendosin se ç'është Spanja dhe se si ajo organizohet dhe askush nuk është sipër vullnetit sovran të popullit spanjoll".
Presidenti i qeverisë katalanase, Artur Mas, firmosi sot një dekret ku kërkohet një konsultim popullor mbi pavarësinë e Katalonjës, një nga rajonet më të pasur të Spanjës, dhe që prej disa vitesh ka një lëvizje të fortë për pavarësi.
Qeveria menjëherë filloi procedurat për të apeluar para Gjykatës Kushtetuese, njoftoi zëvendëspresidenti i qeverisë. Ky apel do të ndërpresë menjëherë dekretin dhe ligjin katalanas të votuar këtë javë që autorizon referendumin, shtoi ai./
/G.S/
/Shqiptarja.com