MADRID, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Qeveria spanjolle ka rishikuar në rritje parashikimet e saj për rritjen ekonomike deri në vitin 2015, pavarësisht një mjedisi më pak të favorshëm në zonën euro dhe pret një rënie të mëtejshme të papunësisë.
"Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet me 1,3 për qind në 2014 dhe dy për qind në 2015", theksoi ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos në një konferencë shtypi me rastin e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2015.
Nëse këto parashikime realizohen, Spanja do të ishte një prej vendeve të zonës euro që do të njohë rritjen më të fortë ekonomike, me Gjermaninë, ndërkohë që Italia është rifutur në recesion.
"Ne kemi reshtur së qëni një problem", theksoi numri dy i qeverisë, Soraya Saenz de Santamaria./ /ec/