Spanjë/Kryeministri Sanchez angazhon ushtrinë në përballimin e pandemisë Covid-19

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se do të angazhojë ushtrinë për të lehësuar luftën kundër pandemisë së Covid në Spanjë.

Duke folur në konferencën për shtyp, Sanchez saktësoi se njësitë e ushtrisë do të vendosen për të mbështetur qeveritë rajonale të përkushtuara në përballimin e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve të reja, të cilat ditët e fundit kanë pësuar rritje

Kryeministri spanjoll shtoi gjithashtu se trupat ushtarake që do të mobilizohen do të jenë rreth 2000 dhe do të përdoren për të gjurmuar rastet e reja Covid.

Spanja, së bashku me Italinë në fillimet e emergjencës shëndetësore ishin vendet e goditura më ashpër nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Spanjë totali i viktimave të shkaktuara nga Covid është afro 29 mijë kurse numri i përgjithshëm i të prekurve, që prej fillimit të krizës është rritur në më shumë se 405 mijë.

Kryeqyteti Madrid sëbashku me rajonet me popullsi baske kanë regjistruar numrin më të madh të të infektuarve.

Spanja ndodhet e rreshtuar nw vendin e nëntë në grafikun e pandemisë, renditje e kryesuar nga SHBA-ja, Brazili dhe India.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!