Spartak Braho: Krimet e Gazidedes nga operacioni kundër jugut, gjakosja e gazetarëve, përndjekja e Adem Jasharit deri tek zhdukja e Remzi Hoxhës

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka reaguar pas publikimit të investigimit një ditë më parë nga Shqiptarja.com, ku Sali Berisha, përmes disa ushtarëve politikë, i ka vendosur një rruge në Kamëz emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreu të SHIK-ut famëkeq 1992-1997. Duke u ndalur tek cilësimi ‘personalitet i shquar’ i Gazidedes nga Partia Demokratike, Braho rendit disa nga krimet që kanë shënjuar veprimtarinë e Bashkim Gazidedes në krye të SHIK-ut. Spartak Braho e sheh veprimtarinë e zezë të Gazidedes të njësuar me atë të Sali Berishës.

“Në cilën fushë është personalitet? Vetëm në fushën e "mbrojtjes" u tregua personalitet si i graduar gjeneral me dekret të posaçëm udhëhoqi me egërsi operacionin ndëshkues të ushtrisë dhe SHIK-ut kundër popullsisë në zonat e jugut, si në Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë etj. Masakroi jo vetëm liderët socialistë, gjakosi gazetarët dhe dogji zyrat e gazetës ‘Koha Jonë’, por edhe figura të PD, si Azem Hajdarin, Arben Imamin, Safet Zhulalin etj. Është personalitet se ndoqi e burgosi aktivistet ilegalë kosovarë që Adem Jashari, Remzi hoxha, Hashim Thaçi etj., se vendosi lidhje me drejtuesit e UDB-së jugosllave, me Arkanin? Se u largua si qen i zgjebosur dhe u zhduk në Azi për t’ju fshehur drejtësisë pas viteve ‘97?”, thekson Braho. 

Deputeti Spartak Braho thekson se Berisha ka përdorur Xhelal Mziun, duke e cilësuar ‘gomarin e Bathores’ për të nderuar Gazideden. Braho thotë se populli i Kamzës mund t’ia heqë emrin rrugës. “Ai ishte krahu i djathtë i Sali Berishës së parë, i cili nuk e harroi dhe kur i erdhi vdekja e solli dhe një javë pas vdekjes urdhëroi një pushtetar gomar të Bathores si Xhelal Mziu t’i vendoste emrin në një rrugë. Për këtë akt ka dalë një vendim zyrtar. Me një vendim tjetër mund t’ja heqë emrin populli i Kamzës. Nëse e duan le ta mbajnë...”, 

Bashkia e Kamzës drejtohet nga një përfaqësues sociale që nga mesi i vitit 2019, ndërsa Sali Berishën e rrëzuan shqiptarët me votë nga pushteti 7 vite më parë. Po a do ta rishikojë Bashkia e Kamzës dhe Këshilli Bashkiak i Kamzës vendimin e vitit 2008 për t’i vënë emrin  Bashkim Gazidedes një rruge në Kamëz? Për këtë çështje i kërkuam kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të mbante një qëndrim, por nuk morëm asnjë përgjigje. 

Ligji për vetëqeverisjen vendore, neni 54, parashikon që Këshilli Bashkiak është autoriteti që vendos emërimin e rrugëve dhe shesheve në juridiksionin e bashkisë. Ndërkaq, propozimi për emërimin e rrugëve bëhet nga administrata e bashkisë. Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak me propozim të administratës së bashkisë mund t’i heqë emrin një rruge. 

Një tjetër formë për t’i hequr emrin një rruge është përmes procesit gjyqësor. Në janar të këtij viti, gjykata i hoqi emrin e ‘Mehmet Shehut’ një rruge në Ballsh. Gjykata u vu në lëvizje nga disa familjarë të ish-tregtarit në Tiranë, Jonuz Kaceli, i cili u pushkatua padrejtësisht pas luftës në 27 Shkurt të vitit 1951.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 22/06/2020 15:13

    Pritet kur ne Kamez nje rruge ose shkolle t'i vene emrin "Xhelal Mziu". Se "Salih Berisha" kane per t'i vene patjeter.

    Përgjigju
  • genti: 21/06/2020 11:07

    aman vec ky vrasesi i kalamajve mos flasi se ka denu me vdekje kushedi da vete. bashkim gazidede ka qene nje patriot pedagog matematike ndersa spartak braho njr idjot i pa arsimuar gjyqtar partie per arsye se ishte xhelat

    Përgjigju
  • Iris: 21/06/2020 01:37

    Gazidedja,M.Shehu etj jane kryqet tona dhe te mire apo te keqij do ti mbajme,por perse nuk reagohet per lapidarian turk te Erdoganit per grushtin e shtetit qe eshte te liqeni,po per monumentet greke dhe emrat e rrugeve ne greqisht perse nuk reagohet?

    Përgjigju
  • Bledi: 20/06/2020 18:45

    Gjalle eshte ky vemja.

    Përgjigju
  • Vendim zhberes i vonuar: 20/06/2020 16:03

    Kur e nderon nje kriminel, zere se i ka goditur, vrare viktimat per te dyten here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës