Spartak Ngjela: Koha e Shqipërisë erdhi! Amerika filloi goditjen, prisni rrufenë e dytë për Berishën

Spartak Ngjela: Koha e Shqipërisë erdhi! Amerika filloi goditjen, prisni rrufenë e dytë për Berishën

Ish kryeministri Sali Berisha

Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë  përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.

Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.

Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.

Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.

Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta.

Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë.

Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës.

Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.

Gjithçka duket e kopsitur, se dhe fakti i spiunisë Meta kuptohej se ishte kërkim profesional i nivelit të lartë.

Kurse këta mjeranë po paguajnë këtu papagallë mediatikë që t’i mbrojnë. Dhe papagallët mediatikë dje u bënë mëse qesharakë. Se, siç duket, papagallët ende nuk e besojnë që gjigandi i kësaj kohe proshqiptare është në intensitetin e lartë të goditjes faktike, i cili kuptohet se po vjen nga Uashingtoni, dhe as nga Nikolla në parlament, e as nga Rama në Kryeministri.

Po korrupsioni i lartë politik në Shqipëri e di këtë fakt? E di, sigurisht që e di, por nuk ka kurajë që ta thotë botërisht, dhe po ha veten me dhëmbë.

ll.

Me këtë që po ndodh me këtë lloj denoncimi të ri, po të bëhet proces, shqiptarët do ndjejnë optimizëm dhe gëzim, sepse dje pati gëzim kudo në Shqipëri për dokumentimin perfekt të spiunisë Meta.

Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerë  në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë.

Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.

Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim  i ka detyruar shqiptarët të jetojnë  në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.

Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni..

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • morali: 28/07/2022 14:25

    Nuk presim moral prej nje personi pjesë e nomenklatures Komuniste Mehmeti Enveriste. Se kush janë ato qe Kane mbajtur peng Shqiperine ne keto 32 vite e dime shume mire

    Përgjigju
  • Sramalöo Kallo: 28/07/2022 14:20

    O Spartak Ngjela Salu dihet që është kart e djegur po dhe ti sje më pak se Saliu se dhe ti kart e djegur je. Po Saliu ka bo shum zulöume e tani do haj një top të madh tumi se e meriton e Amerika sta përton.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 28/07/2022 13:54

    O Spartak Ngjela shkrim i përkryer. Po kam një pytje për ty ti askeqen bashkëpuntor i spiunit të sërbit kriminelit hajdut Salhe Bajg Ramës. E pse ke bashkëqeverisur me Salhe Ram Bajgën. Pra dhe ti je fajtor para Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Tata: 28/07/2022 13:53

    Nga eksperienca ime,ju orientoj ne listat e juristeve qe u sterviten ke plepat per tre muaj. Aty keni shefat e sigurimit me tesera partie,jo ne pa tesera,sepse u ricikluan te gjithe ne anetare te pd qe themeloi ramiz alia,sekretare partie te rangjeve jo te lagjeve etj etj. Ishte taktika e mbajtjes pushtetit me tjeter ngjyre,por kurre te mos lihej ne dore te armikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë