Spartak Ngjela: Koncert sekret i Saliut

Spartak Ngjela: Koncert sekret i Saliut

Sali Berisha në Kuvend

Kështu e filloi ky birbo karrierën dhe siç duket kështu do ta mbyllë: një njeri fals dhe një parti me veprime në falsitet. Askush nuk mund të flasë apo të shohë anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot. Është  një turp Kombëtar. Falsiteti i Berishës, i ngritur në një sistem falso. Askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals.

Kongres sekret për anëtarësinë e tij. Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres. Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike. Ky nuk është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Si do të trajtohet ky investim politik në falsitet? Të shohim.

Nëse gazetarët nuk kanë të drejtë të pyesin apo të identifikojnë anëtarët e Kuvendit Kombëtar; kuptohet që ky është një aktivitet falso dhe joligjor. Nuk ka Kuvend Kombëtar. Por, pikërisht këtu del kjo pyetje: Po vendimin e gjykatës për lidershipin e ri që do nxjerrë ky Kongresi, si do ta marrin këta, me falsitetin e tyre?!

Deri tani vendimi i gjykatës është dhënë për kryetarin Lulëzim Basha. Kurse, çdo kryetar i ri duhet të njihet nga gjykata, bashkë me lidërshipin e partisë; në të kundërt është i paligjshëm. E di Saliu që duhet t'i drejtohet gjykatës për ndërrimin e lidershipit? Kurse gjykata kërkon legjitimitet. Pse; broçkullat që u hodhën sot, janë legjitimiteti?!!

E di Saliu këtë? Jo vetëm që nuk e di, por as e kupton dhe as nuk e pranon. Atëherë? Janë lodhur kot. Ku ka gjykatës që legjitimon një kongres të paligjshlm të një partie! Gjykatës i duhet të provojë legjitimitetin e Kongresit, sipas statutit të Partisë. Ku është ky legjitimitet? Asgjëkundi. Atëherë, këta të mjerë po lodhen kot.

Po me forcë, a mund ta zgjidhin këta këtë çështje? Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime. Të shohim se si do të shkojë ky kongres i falsifikuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë