Spartak Ngjela: Ku është ngjashëria e dy diktatorëve shqiptarë Sali-Enver?

Spartak Ngjela: Ku është ngjashëria e dy diktatorëve shqiptarë Sali-Enver?

Foto ilustruese

Historia përsërit vetveten.
Kjo tani është një tezë e njohur dhe e shumëpërdorur teorikisht, se është e vërtetë.
Në funksion të kësaj teze shumë diktatorë apo tiranë, e kanë kthyer historinë me përsëritje në shumë vende e popuj të ndryshëm.
Po në Shqipëri?
Ka disa raste të tilla edhe në Shqipëri. Por më e afërta është kjo.
l.
Në Shqipëri janë dy diktatorë që historia i ka sjellë po njëlloj: Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Domethënë ajo ka përsëritur vetveten.
Diktator i kohëve moderne do të thotë: një individ që kërkon sundim, që nuk e pranon ligjin dhe që ka psikikë të pushtuar nga deliri i madhështisë, i cili e sundon në çdo çast. Me një ndërtim të tillë, ai vret çdo kundërshtar që e sheh se i rrezikon sundimin.
Po ku është ngjashëria e të dy diktatorëve shqiptarë?
Të dy, edhe Hoxha edhe Berisha, kanë ardhur në pushtet nga afrimi i tyre me Beogradin.
Hoxha e shtrihu tërësisht Partinë e tij me Influencën Serbe në vitit 1942-1945, por edhe me angloameikanët.
Po Berisha?
Po njëlloj, sepse, edhe ky, në vitin 1992, erdhi në pushtet në Shqipëri, në krye të Partisë Demokratike, i ndihmuar nga lobi serb në Amerikë, dhe drejtpërsëdrejti nga kryetari i lobit serb Laërence Sidney Eagleburger, që ishte edhe ndihmës Sekretari i Shtetet në Uashington. Një filoserb i tërbuar ky, i cili ia bëri pajë Shqipërisë Saliun, një individ të sëmurë që ka sjellë këtu vetëm shkatërrim dhe agresivitet politik, me tendencën e plotë të shkatërrimit të Shqipërisë. Por nuk e realizoi dot, dhe tani po vërtitet në jerm dhe me një frikë që e ka pushtuar semos e arreston ligji amerikan.
ll.
Po çfarë po ndodh tani në Shqipëri në këtë situatë që duket se po shkon kundër korrupsionit?
Është një situatë e çuditshme, por sërish brenda konceptimit se historia përsërit vetveten.
Berisha doli nongrata edhe në Britani. Madje me akuzë shumë të rëndë.
Po Saliu si u përgjigj por ishte e njëjta valle me muzikë të mesjetës së hershme.
Asgjë.
Sali!, duhet ta kuptosh se akuzat dhe dekretet e Londrës politike goditen në një gjykatë britanike.
Po Saliu?
Saliu i godet në hapësirë dhe në media të Shqipërisë. Njëlloj si Envet Hoxha që i godiste me gazetën e tij Zëri i Popullit.
Historia përsërit vetveten. Sigurisht.
Po pse, edhe nongratën britanike në një gkykatë fantazmë do ta godasë Saliu?!
Sigurisht. Se nuk ka guxim politik ta godasë në një gjykatë në Londër. Sepse Saliu i ndruhet faktit që, në një gjyq publik, publikohen të gjitha provat, dhe Saliu, pasi shkon në një gjykatë britanike të vërë vetullat, humbet aty edhe sytë.
Por çfarë pritet të ndodhë?
Prisni dhe shikoni.
Por, Saliu na thotë që Londra, duke goditur Saliun, po kërkon të shkatërrojë opozitën.
Thotë Saliu, por, në fakt, është e kundërta: goditja me eliminim politik kundrejt Saliut, e forcon në Shqipëri opozitën tej mase dhe dobëson Edi Ramën. Madje, akuza britanike është shumë serioze, se ajo e akuzon Saliun si bashkëpunëtor me krimin ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe Britanisë.
Atëherë, sërish...
Prisni dhe shikoni...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë