Spartak Ngjela: Pse Athina me Beogradin tremben nga shqiptarët?

Spartak Ngjela: Pse Athina me Beogradin tremben nga shqiptarët?

Ja një përsëritje e shkurtër e historisë së Shqipërisë në lidhje me shtetin e dytë shqiptar të pavarur, Kosovën.

Kosova ka krijuar historinë e dytë moderne të shqiptarisë.

Çfarë ka sjellë në këtë kohe moderne ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Çfarë përfaqësojnë si histori aktuale termat Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria Etnike?

A ka ardhur sërish koha e Shqipërisë Etnike?

Aleanca e ngushtë shqiptaro – amerikane, a do ta sjellë popullin shqiptar tek koha e tij e humbur dhe e grabitur nga Serbia, Rusia e nga Greqia, në vitin 1912 – 1913?

Çfarë ka qenë Shqipëria e Madhe në vitet 1940 – 1944?

A do dënohet ndërkombëtarisht krimi antinjerëzor i Greqisë për vrasjen e shqiptarëve etnikë të Çamërisë dhe shpërnguljen me dhunë të tejme të shqiptarëve nga Çamëria e tyre e dashur, në vitin 1945?

A do t’ia kërkojë Shqipëria Greqisë dëmin e madh financiar dhe ekonomik që Greqia i ka shkaktuar si pasoje e pastrimit etnik, që iu bëri shqiptareve etnikë, të vrarë masivisht e të përzënë nga trojet e tyre etnike?

A e di Greqia dhe Serbia sot që Shqipëria dhe Kosova kanë një aleat të ngushtë, dhe ky aleat është në fakt superfuqia unike e botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Aleanca e ngushtë Shqipëri-Amerikë ishte një domosdoshmëri historike që duhej të kishte ndodhur që në vitin 1944, por në Shqipëri, me armatim anglez, në këtë vit erdhën në pushtet komunistët dhe krijuan armiqësinë artificiale: Shqipëri-Amerikë.

Kurse Shtëpia e Bardhë, e mbajti të fortë miqësinë historike me shqiptarët: pas presidentit amerikan Ëilson, që e shpëtoi Shqipërinë në vitin 1919, ishte presidenti amerikan Xhon Kenedi që, në takimin e tyre në Paris, në vitin 1962, i tha kryetarit të shtetit sovjetik Nikita Hrishovit: “Nuk preket Shqipëria”. Por ky ishte viti kur, me ndihmën politike të Xhon Kenedit, Shqipëria u shkëput e sigurt nga forca e Bashkimit Sovjetik, dhe, me politikën e Kenedit, Kina u bë mbështetësi ekonomik e politik i Shqipërisë komuniste.

Por, në vitin 1972, ishte presidenti amerikan Richard Nixon që vuri veton për ta shpallur Kosovën republikë, dhe e detyroi Jugosllavinë e Titos që, në vitin 1974, ta shpallte Kosovën me autonomi të gjerë brenda Jugosllavisë: me parlamentin e saj, me qeverinë e saj dhe me të drejtën kushtetuese që, sipas radhës, Kosova kishte të drejtën e Presidentit të Jugosllavisë.

Por çfarë po ndodh tani që, në Gadishullin Ilirik, janë dy shtete të pavarur shqiptarë: Shqipëri dhe Kosova?

Antishqiptarët, që nga Beogradi e deri në Moskë, po e shohin që shqiptarët po riformohen për të ardhur sërish tek Iliria e famshme eT eutës dhe tek Epiri i famshëm i Piros, prandaj ata po i luajnë të gjithë gurët që të intrigojnë zhvillimin e dy shteteve të pavarura shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe kanë hedhur në lëvizje agjenturën e tyre shqiptare edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë.

Mbijetesa heroike e një populli që i ka shpëtuar shfarosjes së tij etnike, historia na ka thënë se, shkëlqimi i këtij populli vjen si domosdoshmëri historike.

Prandaj shqiptarët sot, si histori e re, janë brenda gravitacionit historik të zhvillimit të tyre gjithëkombëtar.

Në te vërtetë sllavët dhe grekët i ka trembur ajo që ata i thonë Shqipëri e Madhe, kurse ne i themi Shqipëria Etnike.

Dallimi qëndron në faktin historik që, Gjermania naziste, kur hyri në Shqipëri gjate Luftës së Dytë Botërore, pasi i bashkoi të gjitha trojet që i ishin grabitur Shqipërisë nga fuqitë e medha, e quajti këtë bashkim : Shqipëria e Madhe. Në këto troje ishin dy krahina te mëdha që vinin nga historia e lashtë e Shqipërisë: Kosova dhe Çamëria. Ato, fuqitë e mëdha ia dhënë Greqisë dhe Serbisë në vitin 1913.

Kurse në vitin 1943, forca gjermane që hyri në Shqipëri e quajti Shqipërinë Etnike: Shqipëria e Madhe.

Por pikërisht këtu filloi tragjedia e brendshme e popullit shqiptar, sepse, pas kapitullimit te Gjermanisë në vitin 1944, grabitësit e tokave shqiptare e quajtën Shqipërinë e Madhe një vepër naziste.

Kurse komunistët e Enver Hoxhes heshtën, dhe ia humbën shansin Shqipërisë që të jetonte në një shtet shqiptar, ashtu sikundër që e strukturoi dhe e humbi AustroHungaria në vitin 1912-1913.

Por, historia etnike e një etnie që nuk e ka humbur gjuhën origjinale të etnisë, nuk zhduket dot kurrë. Sepse koha historike e sjell tek krijimi i një shteti etnik të pavarur.

Një e tillë ishte, edhe Shqipëria në vitin 19012, por edhe Kosova në vitin 2008.

Dhe pikërisht ky fakt i vitit 2008, vërteton vijimin e pavarësisë etnike të gjithë Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ilirik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 27/08/2024 02:33

    E QART FARE...GREKU E SEBI JANE GRABITQARET NE ARATI...FRIGA E TYER ESHTE QE SHQIPETARET TE MOST FUQIZOHEN NE POLITIKEN NDERKOMTARE, TE MOS KETE TRAZIRA USHTARAKE NE BALLKAN....NE TE TILLA RASTE ARATIA E TYRE MER FUND SI GRABITQARE DHE SI LECKA SHTETE ARTIFICIALE.

    Përgjigju
  • Lui: 26/08/2024 22:48

    Vetem ne nje gje gabon zoti avokat. E dime qe ti me familjen u persekutuat nga regjimi komunist (edhe pse ishit vete pjese). Por ke meri, jepu hakun. Dua te them qe pavaresisht gabimeve qe u bene pas clirimit, Shqiperine qe kemi sot e kemi vetem fale tyre (komunisteve shqiptare). Mos kishte qene levizja komuniste pjesmarrese ne luften antifashiste, Shqiperine qe kemi sot, do e benin copash greku dhe jugosllavi atehershem. Vetem fale komunisteve, Shqiperia u rradhit ne shtetet qe e luftuan nazizmin. Nese do kishim pasur vetem Ballin, apo Legalitetin, do na kishin quajtur shtet kolaboracionist dhe si rrjedhoje do kerkonin harac fqinjet. Prandaj duhet ta themi historine ashtu sic eshte e sic duhet. Jo me inate dhe me ideologji. Eshte bere nami ne konferencen e paqes ne Paris. Greqia per pak sa nuk e mori jugun e Shqiperise duke na klasifikuar si bashkepuntore te nazizmit. Por duhet thene se fale fjalimit te fuqishem te Enver Hoxhes, dhe pales sovjetike, u ruajten kufijte qe kemi sot. Nuk e di se si mund te pretendohet sot nga disa pseudoelite qe komunistet nuk bene asgje per te bere Shqiperine Etnike, kur nderkohe po rrezikohej te zhdukej dhe kjo cope Shqiperie e mbetur qe kemi sot, te cilen e kemi vetem fale kontributit qe dhane komunistet ne Luften e Dyte Boterore.

    Përgjigju
  • Legjende: 26/08/2024 21:48

    Zoti Ngjela mbetet nje nder mendjet e ndritura dhe shume inteligjent ! Profesor elitar qe flet me fakte dhe ben analize kritike ! I ka shoket e rralle , super analize avokat !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërpritet sërish mbledhja e ‘Hetimorit’ të Shëndetësisë, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Ndërpritet sërish mbledhja e ‘Hetimorit’ të Shëndetësisë, mblidhet Konferenca e Kryetarëve