Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë mozarela

Përbërësit:

  • 4 speca (të kuq dhe të verdhë)
  • 4 vezë
  • 100–120 gr mini mozarela
  • 200 gr suxhuk
  • 8–10 domate qershi
  • 10–12 ullinj jeshil pa bërthamë
  • 2 qepë të njoma të grira hollë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200°C (me ventilim). Prisni kapakun e specave dhe hiqni farat. Vendosini specat në një tavë. Brenda secilit spec shtoni disa copa mini mozarele, pak suxhuk, 2–3 ullinj, 2–3 domate qershi, pak qepë të njoma. Thyeni nga 1 vezë në secilin spec. Rregullojini me kripë dhe piper. Nëse dëshironi, shtoni pak vaj ulliri sipër. Piqini për rreth 25 minuta në 200°C, derisa veza të mpikset sipas dëshirës dhe specat të zbuten lehtë.