Jemi mësuar që ta shohim si trajnerin e ekipeve më me emër në të gjithë botën si Manchester United, Interi apo edhe Real Madrid, por tashmë Jose Mourinho ka gjetur një profesion të ri. I njohur si “Special 1”, ylli i futbollit do të punojë si analist i ndeshjeve në kanalin “Bein Sport”.
Ajo që përbën vërtet lajm është shifra që do të fusë në xhep portugezi për çdo ndeshje që do të analizojë. “Daily mail” shkruan se Mourinho do të përvetësojë plot 67.421 euro për çdo ndeshje që do të analizojë. Jose ka firmosur një kontratë me me “Bein Sport”, dhe ka vendosur ghjithashtu një kusht shumë interesant.
“Special 1” nuk ka dëshirë të analizojë asnjë ndeshje të ish-ekipit të tij Manchester Unated. Punën do ta nisë më 17 janar, kur do të analizojë ndeshjen mes Katarit dhe Arabisë Saudite për “Kupën e Azisë 2019”.
Kjo nuk është hera e parë që portugezi bën punën e analistit sportitv, pasi të njëjtën gjë bëri edhe gjatë Botërorit 2018, ku u punësuar nga kanali rus “RT” për analizën e ndeshjeve. Mourinho përfitoi 2 milion euro për vetëm 4 analiza.