TIRANE- Dhimbje dhe lot për humbjen e të afërmve te tyre dhe zhgënjim për drejtësinë e munguar. Kjo situatë mbizotëron sot në dy vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, në familjet e 4 viktimave.
Në Laknas pak km larg qendrës së Tiranës, aty ku humbi jetën Hekuran Deda, nëna dhe vëllai i tij, përcjellin mes lotësh mungesën e Hekuranit, por edhe harresen e shtetit, e vonesën e drejtësisë.
“Dhimbje më të madhe nuk ka. Është dhimbje e nanës. Ma vranë djalin pa faj. Nana don veç drejtësinë. Nëse ndërron qeveria kemi shpresa se do zbardhet me këto s’ma merr mendja. Prej dy vitesh ne jemi si të burgosur. Nana rrin djathtas e majtas me fotografinë e Hekuranit. Të zbardhet e drejta se ma kanë vra Hekuranin.” - të tregon nëna e Hekuran Dedës.
I vëllai kujton se atë ditë kishte dhe ditëlindjen e vajzës dhe kishte dalë të blinte një tortë. ”S’ka jetë më të vështirë . Me këtë qeveri nuk ka drejtësi. Po na gënjen nëpër gjykata. Sa më shumë e zvarrisin më e vështirë është”- thotë i vëllai i Hekuranit.
Në Grykëmanati të Lezhës, babai i Aleks Nikës shprehet i zhgënjyer, por nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për djalin e vetëm, Aleksin i cili i la pas gruan 27 vjeçe dhe dy vajza të mitura.
“Mu ma ka mbyll derën me ferrë qeveria e Sali Berishës dhe nuk jep asnjë garanci për të zbardhur drejtësinë. Sot e kësaj dite unë jam sikur gogla në mes të ujit. Të vras të gjithë Tiranën unë nuk e ngjall, por shteti të më japë drejtësi. Berisha ka dhënë urdhër për vrasjen. Nuk përdoret snajperi pa lejen e kryeministrit. Prokurori i ri të gjejë kush është fajtori. Pse e anullojnë dosjen e Aleksit. Tre vetë i ka dalë me emër se kush është autori, për Aleksin nuk ka emër. E ka fshehur Sali Berisha”- thotë Ndue Nika, babai i Aleks Nikës.
Në Fieri , Renato, djali i Faik Myrtajt , i cili humbi dhe vëllanë pas vrasjes së të atit shprehet se indiferenca e qeverisë është e pafalshme. Ai sjell shembullin e Greqisë fqinje, ku kryeministri së paku vizitoi familjen e të riut që u vra në protestë, ndërsa drejtësia dha verdiktin e saj duke dënuar shumë shpejt autorët.
“Nuk kam shpresë që do zbardhet. Siç u mbuluan shumë ngjarje do mbulohet dhe 21 janari. Shpresa ime është pas 23 qershorit. Zoti kryeministrit ka bërë një sy mbyllur. Unë do jem këtu për të parrë humbjen e Sali Berishës më 23 qershor. Unë kam qenë në Greqi kur u vra një djalë i vogël dhe kryeministri grek shkoi e vizitoi familjen e tij”- thotë Renato Myrtaj
Në komunën Cepo të Gjirokastrës, Hiqmeti, vëllai i Ziver Veizit nuk ka më besim te institucionet e drejtësisë që sipas tij janë të kontrolluara nga qeveria, ndaj pret që drejtësia të flasë pas 23 qershorit. “Drejtësi mund të kemi vetëm nëse ndërron kjo qeveri”- thotë dhe Hiqmet Veizi.
2 vjet nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestuesit e opozitës, ende nuk ka një vendim të drejtësisë shqiptare, dhe si shume procese të tjera të bujshme nuk i ka shpëtuar zvarritjes as ky proces. Gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin e provave, duke caktuar 30 janarin si ditën që prokuroria të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
I vetmi person që ndodhet pas hekurave për 4 vrasjet e 21 janarit është vetëm ish-gardisti Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit pranë derës së kryeministrisë, ndërkohë që prokuroria ka akuzuar lidhur me këto vrasje edhe ish-shefin e gardës, Ndrea Prendi.
/Shqiptarja.com