Speciale/ Alma Angjo, e vetmja fizioterapiste në futbollin shqiptar

Është e vetmja në Shqipëri! Nuk ka një të dytë si ajo në fushat e blerta!

Kjo është Alma Angjo dhe është mjekja e ekipit të Pogradecit, fizioterapistja e vetme femër në futbollin shqiptar dhe e dyta në Evropë.

Me sportin është lidhur që në moshën 10 – vjeçare. Alma ka qenë atlete  për 8- vjet në Pogradec dhe për 2 -vjet me Dinamon deri në çastin që këputi tendinën e Akilit. Kjo ishte një nga shtysat që e çoi atë drejt rrugës së fizioterapisë.

Më herët ka qenë në skuadrën Kombëtare të volejbollit për të reja, si dhe ka ndihmuar disa lojtarë të Kombëtares U -21, të cilët i ka rehabilituar gjatë kohës që kanë qenë të grumbulluar në Pogradec.

Në fillim të viteve 2012 ajo kalon në shërbim të ekipeve të futbollit.

Prill 2022/ Shmanget tragjedia në Kategorinë e Parë, fizioterapistja bën mrekullinë, mban në jetë portierin 19-vjeçar 

Alma Angjo arriti të shmangë një tragjedi pak minuta pas fillimit të ndeshjes mes Pogradecit dhe Shkumbinit.Një prej sulmuesve të skuadrës mike ngriti aq fort këmbën, duke goditur në kokë portierin e skuadrës së Pogradecit, Alliu, duke e lënë pa ndjenja në fushën e lojës. 

Për fatin e mirë ishte i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore, që arriti brenda pak minutash të normalizonte situatën.  Alma u duartrokit jo vetëm nga tifozët në shkallët e stadiumit, por edhe nga lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve. 

Por nuk ka qenë ky rasti vetëm.

Më herët Pogradeci në një ndeshje miqësore me Skënderbeun do të shënjonte ndër situatat më të vështira të punës së Almës në fushë pasi dhe ambulance erdhi 15 minuta me vonesë. Gjatë një aksioni sulmi goditet sulmuesi në kokë. 

Rasti më i fundit që përfundoi me duartokitje të tifozerive për Almën ishte gjatë ndeshjes Pogradeci-Butrinti.

Në një moment të kësaj ndeshje ka pasur një përplasje loje mes dy futbollistëve, duke lënë të shtrirë në fushë futbollistin e Butrintit Selidon Zholi. Drejt tij kanë vrapuar të dy stafet mjekësore dhe fill pas tyre ka vrapuar dhe fizioterapistja Alma Angjo pasi gjendja e futbollistit nuk ishte aspak e mirë.

Për disa sekonda futbollisti ka qene në gjendje të fikëti dhe vetëm ndërhyrja e Angjos (duke i nxjerrë gjuhën lojtarit) ka normalizuar situatën shëndetësore të lojtarit, situatë e cila është pritur me brohërima nga tifozët pogradecare.

Për të gjitha këto, Alma është vlerësuar me certifikata mirënjohje nga FSHF.

Në çdo ndeshje futbolli të pogradecarëve ajo është gjithmonë aty, jo vetëm për t’u kujdesur por edhe për t’i duartrokitur. Tre vajzat e saj; Sanja, Anastasia, Maria dhe bashkëshorti Mihali janë ata që e kanë mbështetur dhe ndihmuar që Alma t’i përkushtohet kryerjes së detyrës në shërbim të futbollit.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare