SPECIALE/ Ngrohja Globale, nga shkaktimi i sëmundjeve tek rritja e çmimit të ushqimeve, të gjitha pasojat që i kanosen Shqipërisë! Ja zgjidhjet për të shpëtuar të ardhmen

Sipas raportit më të fundit të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katastrofale “dhe se ngrohja globale kërcënon “me humbje masive të jetëve të njerëzve.” Shqipëria është e kërcënuar nga ngrohja globale ndonëse është ndër të paktat vende që nuk ndikon ndjeshëm në ndryshimet klimatike.

Dy dimra kanë qenë në jetën time të fuqishëm!

Një metër e gjysmë kanë qenë borë në dimrin e ’53-’54-ës.

Vinte mirë aeroplani nga Rusia, se ishim mirë me bashkimin Sovietik atëherë dhe shkarkonte thasë me miell në fushë të Ballonit. Pothuajse në të njëjtin nivel kanë qenë edhe I ’53-54-ës edhe I 85-ës. Dimra shumë të fuqishëm!

Nuk ka dimra të fuqishëm jo, duke e parë ngrohjen globale është transformuar puna, shumë!

Me ndryshimet klimatike është njohur edhe Ilmi Bilali nga Kukësi.

Sivjet, reshjet e pakta të dëborës shënojnë një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit në Kukës ku prej 5 muajsh banorët e zonave malore u duhet të përballeshin me acarin dhe dëborën.

Fillonte herët që në vjeshtë me zor mblidhej misri dhe bereqeti. Që në vjeshtë.

Ndërsa ekspertët e mjedisit e krahasojnë me pandeminë e COVID-19, ngrohjen që po pëson globi vit pas viti.

“Mund ta krahasojmë me pandeminë e kovidit, vaksina sjell një lloj aptimizmi ndërkohë ndryshimet klimatike janë problem klimatika që zgjasin në kohë dhe janë të shtrira në të gjithë globin.”

“Vlerësohet në nivel global jo vetëm nga ekspertët por edhe nga politikanët e madje edhe nga publiku I gjerë si nga problematikat që po përballet njerëzimi e mund ndoshta të ketë edhe ndikime në të ardhmen e  afërt.”

Sipas raportit më të fundit të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katrastrofale“ dhe se ngrohja globale kërcënon  “me humbje masive të jetëve të njerëzve.”

“Shqipëria futet mes atyre vendeve evropiane nga më të rrezikuar ndaj faktorëve esktremë të motit”, thotë Fshazi.

Sinkron Mihallaq Qirjo “Komunitet që janë më të prekshme nga ndryshimet klimatike janë që gjenden edhe ato që ndodhen në zonat ku ndryshimet klimatike janë më të shprehura. Për shembull përgjatë lumenjve në periudhat me shira të fuqishëm shkaktojnë përmbytje, zona e Shkodrës, Vjosa. Në fakt të gjithë lumenjtë e Shqipërisë kanë pasur momente të përmbytjes në zona të caktuara”, tha Qirjo.

“Ne kemi vënë re së fundmi në stinën e verës kur kemi thatësira tepër të gjata nga mungesa e reshjeve ndërsa e kundërta ndodh në stinën e vjeshtës dhe të dimrit ku kemi reshje të shumta që shkaktojnë përmbytje dhe nga statsistikat më të fundit na rezulton se nga kjo janë prekur rreth 560 mijë njerëz në vendin tonë”, vijon Fshazi.

“Fermerët në tërësi janë komunitete të prekura sepse thatësira gjatë verës ndikon drejtpërsëdrejti në prodhimet e tyre bujqësore e në këtë mënyrë ndikon tek gjithsecili nga ne në përgjegjësinë për rritjen e çmimeve, në pamundësinë e furnizimit në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Çdo njeri është i prekur nga ndryshimet klimatike”, tha Qirjo.

Kemi të bëjmë me rritjen e sëmundjeve dhe automatikisht edhe rritjen e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore”, shprehet Fshazi.

“Sëmundjet të tilla si gripi stinor, nuk ka më stinë, ai ndeshet gjatë gjithë vitit, apo shumë sëmundje të tjera infektive që përhapen më lehtë tani, apo në ekonomi kur rritja e çmimit të energjisë apo ujit ndikon drejtpërdrejte në xhepat e familjeve shqiptare.”

Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e premtohet, se ngrohja globale duhet të kufizohet në 1, 5 gradë Celcius krahasuar me periudhën paraindustriale. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë.

Shqipëria ka rolin saj.

“Ne mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr”, tha Rama.

“Shqipëria në këtë samit botëror premtoi që do të ulë shkarkimet me 20.9% nga kryesisht sektorë që lidhen me transportin apo dhe me menaxhimin më të mirë të mbetjeve meqë vendi ynë ka një industri të vogël meqë nuk ka shkarkime thelbësore apo të ndjeshme”, thekson Qirjo.

“Po Ministria e Turizmit në bashkëpunim me një sërë investimesh vendore dhe organizatash ndërkombëtare kanë realizuar kërkime dhe këto janë reflektuar dhe në dokumentin kombëtar të përcaktuar dhe në një dokument tjetër të miratuar sëfundimi Plani Kombëtar për Energjinë dhe Kilmën. Gjithashtu Ministria e Turizmit raporton rregullisht pranë Konventës në kuadër të ndryshimeve klimatike dhe aktualisht është duke u hartuar komunikimi i katërt kombëtar. Dua të ndalem pak tek kjo pikë, ku projeksionet e ndryshme të skenarëve të emetimeve të gazeve me efekt serrë parashikojnë që të kemi rritje temperaturash deri në vitin 2029 me 1-1.3 gradë Celsius dhe deri në vitin 2100 me 1.3-4.4 gradë Celsius, ku më shumë rritja do ndihet gjatë stinës së verës dhe parashikohet të jetë diku tek 5.8 gradë celsius”, tha Fshazi.

Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin, se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010.

“Po raporti i OKB që i referohet 2.7 gradë ka të bëjë me atë ç’ka endet kanë premtuar vullnetarisht që të ulin shkarkimet. Nëse ne do të jemi të suksesshëm të ulim shkarkimet deri aq sa vendet kanë premtuar temperatura do të ketë 2.7 gradë më shumë, ndërkohë opinioni publik ekspertët shpresojnë që të mos jetë më shumë se 1/5. Kjo diferencë nga 2.7 në 1.5 është ai detyrim shtesë që të gjithë vendet duhet të kenë për të ulur edhe më tej shkarkimet përndryshe efektet mund të jenë katastrofike.

Ku do vërehen këto efekte? Besoj se do ketë problematika me ujin e pijshëm, meqë me rritjen e temperaturave një pjesë e mirë e ujit avullon, rriten thatësira, do ketë problematika të shtuara në lidhje me erozionin bregdetar, rritja e niveleve të detit përgjithësisht në zonën bregdetare e rrit shkallën e erozionit, do këtë problematika lidhur me ushqimin.

Gjatë periudhave të nxehta të viti, bimët por edhe kafshët nuk prodhojnë më sepse dalin jashtë kufijve normal të temperaturës, për rrjedhojë njeriu do ketë probleme me furnizimin me ushqim. Mund të ketë problematika të shtuara edhe me zjarret sikundër edhe gjatë verës së 2021 ishin shumë të pranishme edhe në Shqipëri edhe në zona të tjera të globit.

Me rritjen e temperaturës intensifikohen ato që quhen situata ekstreme të motit, rrebeshe të mëdha që sjellin përmbytje, periudha shumë të nxehta që sjellin problematika në ushqim, në shëndet te njerëzit. Besoj se 2.7 është një situatë jo vetëm alarmante por edhe shumë e rrezikshme për pjesë të mira të popullatës në glob dhe në Shqipëri gjithashtu”, vijoi Qirjo.

Njerëzit ndikojnë drejtpërdrejt në mjedis. Krahasuar me gazrat karbonikë, mbeturinat janë problem më i vogël por jo më pak i dëmshëm, veçanërisht qeset plastike.

“Qeset plastike janë jashtëzonisht shumë të dëmshme për mjedisin dhe duan rreth 100 ite për tu shkatërruar dhe kanë pasoja tepër të rënda për mjedisin”, thekson Fshazi.

Linda Kelmendi dhe Kamila Hoxhalli janë dy vajza të reja që duan të jenë kontribuese të pastrimit të mjedisit dhe ruajtjes së ambientit.

“Mund të them që gjithçka ka nisur diku te klasa e 8 ose 9, ku fillimisht për herë të parë jemi njohur me projektet pastrimi me postera, fletëplosje të ndryshme që kanë qenë projekte shkollore. Pastaj gjërat kanë marrë rrjedhën e vet, në gjimnaz duke qenë se jam bërë pjesë e rrjetit vullnetar të bashkisë, kemi marrë nsima të ndryshme pastrimi, qoftë në zonat e Tiranës apo përreth. Ajo çfarë mund të them që unë zakonisht bëj në përditshmëri është normalisht personat që kanë bërë ndotje apo kanë abuzuar kundrejt mjedisit përpiqem t’ua vë në dukje. Ndonjëherë më të mirë, por ndonjëherë e kaloj atë pjesën e etikës sepse e keqpërdorin mënyrën e të qëndruarit si qytetarë të denjtë të këtij vendi”, thotë Kamila Hoxhali, aktiviste.

“Të marrësh një tote bag, t’i thuash mamit të bëjë pazarin me këtë kur gjithçka të që të ofrojnë ata janë qese plastike për secilin produkt që t’i merr, apo kur shkon në lokal dhe refuzon të marrësh një pip, kur shumica thonë okej se më prishte pak buzëkuqi ose nuk dua të kem kontakt me gotën, janë ca gjëra që ke një lloj stepje duke qenë se nuk janë bërë trend. Por mendoj që nëse ti ke këmbënguljen e duhur dhe reflekton pse e bën këtë gjë ai mesazh impoakton edhe të tjerët”, tha Linda Kelmendi.

Pavel Antonov me profesion gazetar i është përkushtuar ambientit dhe mjedisit në vendin e tij të origjinës në Bullgari por edhe në rajonin e Evropës Qendrore dhe atë lindore. Problemi i madh sipas tij është se paralajmërimet e mëparshme  mbi pasojat e ngrohjes globale janë injoruar nga vendimmarrësit, nga politikanët dhe duket se ka rezistencë të madhe dhe pamundësi të madhe veprimi mbi këtë sfidë nga vendimmarrësit dhe industritë.

“Nuk dua të tingëlloj ironizues apo që krijoj frikë e panik por njerëzit duhet të kuptojnë se jeta duhet të ndryshojë. Ne shoqëritë evropiane që kemi akses tek një mënyrë jetese të mirë është falë ndikimit industrial, ndotjes së natyrës, ndaj duhet të heqim dorë nga disa prej të mirave materiale që kemi. Shoqëritë në Shtetet e zhvilluara dhe atyre në zhvillim duhet të ‘rregullojnë trupin e tyre’. Mendoj se kjo është njëkohësisht sfida dhe mundësia më e madhe, të zgjedhim materiale më pak të ndotshme,  më pak konsumuese për zhvillimin e shoqërisë“, u shpreh gazetari.

Burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin serë janë qymyri, nafta dhe gazi. Gazetari Antonov nënvizon se aktiviteti njerëzor e ekonomik ndikojnë ndryshimin klimatik të paralajmëruar nga shkenca prej dekadash.

“Problemi i madh që kemi pasur me këtë është se konsensusi shkencor mbi këtë fakt holluar dhe zhvlerësuar simatikisht ndër vite nga kënaqësia e industrive të ndryshme dhe lobistët e tyre. Gjatë dekadave të fundit kemi parë këtë qasje refuzuese edhe nga shtetet që kanë qenë në krye të ndikimit të ndryshimeve klimatike. Kështu që problemi me të cilin po përballemi tani nuk është më shkencor dhe s’ka më vend për pyetje nëse ka apo jo ndryshim klimatik. Është krijuar nga aktiviteti njerëzor. Pyetja e madhe tani është nëse qeveritë dhe industritë tona do të përshtaten dhe ndryshojnë që njerëzit të mos përballen me pasojat katastrofike të këtij fakti”, tha Antonv.

Në këtë drejtim Shqipëria ka arritur të hartojë dhe miratojë legjislacionin e duhur për mbrojtjen e mjedisit duke renditur edhe sektorët më kryesorë që duhet të marrin masa për emetimin e gazeve me efekt serë.

Ato janë:

Sektori i energjisë dhe transporteve të cilët janë edhe emetueset kryesorë

Sektori i bujqësisë

Sektori i mbetjeve

Sektori i industrisë

Sektori i përdorimit të tokës dhe ai i pyjeve.

"Pyllëzimet janë ndër kontribuuesit kryesorë në absorbimin e dyoksidit të karbonit. Masa të tjera janë fillimi i përdorimit të makinave elektrike. Para pak kohësh Bashkia Tiranë futi një flotë prej 10 autobusësh elektrikë. Masa të tjera të marra apo në proces janë edhe përkrahja që qeveria po i bën përfitimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, siç janë sistemet fotovoltaike. Këto janë të gjitha ato masa me të cilat ne synojmë që deri në vitin 2030 të ulim emetimet e gazeve me efekt serë deri në 20,9 përqind në vend", thekson Fshazi.

“Unë kam një shprehje që e kam shumë përzemër që është ‘mendo globalisht dhe vepro lokalisht’ Prandaj edhe qytetarët mund të kontribuojnë në përpjekjet globale kundër ndryshimit të klimës”, tha Fshazi.

“Nuk përdor asnjëherë mjete të transportit, mundohen të eci në këmbë, kjr kam mundësinë të lëviz me biçikletë, me transport publik gjithashtu. Kështu e kam edhe terapeutike në sesnin që munda eksploroj qytetin në forma që nuk e kam njohur më parë dhe shpeshherë mund t’i humbasim duke zgjedhur atë që duket më e lehtë që është makina”, tha Kelmendi.

“Rritja e sipërfaqeve të gjelbrat në qytete, përmirësimi i termoizolimit të banesave rrit jo vetëm cilësinë e jetesës së familjes brenda asaj banese por ul konsumin e energjisë. Një element tjetër është trajtimi i mbetjeve nëse ne ulim sasinë e mbetjeve që gjenerojmë në banesë apo në mjedisin e punës ne uli sasinë e atyre mbetjeve që kur dekompozohen rrisin gazet serë në atmosferë”, thotë Qirja.

“Edhe pse në teori ne e marrim që duhet të bëjmë ricikilimin dhe ndarjen e mbetjeve kjo gjë ka mbetur vetëm në teori. Shumica e njerëzve nuk e kanë fare kulturë pjesën që ne duhet t’i ndajmë mbetjet duhet t’i ndajmë ndërkohë që ne vende të ndryshme të europës ti merr gjobë”, thotë Hoxhalli.

Ndryshimi i llambave në shtëpi dhe zëvendësimi i tyre me llamba led që përdorin 75% më pak energji se llambat e zakonshme. Një tjetër veprim është pastrimi i filtrave të kondicionerëve sepse kondicionerët me filtër atë papastruar kanë nevojë për më shumë energji për të funksionuar si duhet”, tha Fshazi.

Jeta në tokë po ndryshon, për shkak të klimës dhe të ngrohjes globale, e cila, nëse shtohet më shumë se 1,5 gradëve të parashikuar nga Marrëveshja e Parisit, do të kishte ndikime të pakthyeshme në sistemet njerëzore.

Pasojat?

Mungesë uji, eksode, ushqim i keq, sëmundje, zhdukje e llojeve të ndryshme të bimëve e kafshëve.

420 milion njerëz më shumë do të kërcënoheshin nga valë të jashtëzakonshme nxehtësie dhe më se 80 milion nga uria.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 31/01/2022 03:17

    Ngrohja Globale eshte fallco. Moti ka ndryshuar dhe do te ndryshoje gjithmone cfaredo tjeter specie te kete ne toke. Keto jane vec retorikat qe shtyhen nga elitat per te ndikuar ne politika qe te mbajne popullsine te shtyour dhe ne tension.

    Përgjigju
  • Sas: 31/01/2022 00:26

    Me keta 10 autobuse e zgjidhem problemin e ndotjes????????????. Kur te sistemoje ndotjen e 100 mije makinave qe levizin 12 ore ne marsh te pare e te dyte per 1000 bicikleta qe persridhen neper TR le te na flase fshaz e antonov per ngrohje e per bashki, se nuk po ndihet me njeri per cilesinë e ajrit, po merren me temperatuen. Sidoqofte ne kemi pyllin orbital qe na freskon

    Përgjigju
  • remi: 30/01/2022 21:53

    Mbaroi Covidi, dhe tani keni gjetur daullen tjeter te frikes per t'i rene?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja