Plot 15 orë ka zgjatur operacioni antikanabis i forcave të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë në njësinë administrative të Pultit në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit, një nga më problematiket në kultivimin e lëndës narkotike në vend gjatë viteve të fundit.

Report tv ka ndjekur hap pas hapi këtë operacion që nga kontrolli e deri të asgjësimi i plotë i bimëve narkotike.

Rreth 100 forca policie në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur një aksion të gjerë në zonën e Dukagjinit, një nga zonat më problematike të kultivimit të cannabis sattivës.

Efektivët e policisë pas ecjes për më shumë se 4 orë me automjet dhe 2 orë me këmbë, pranë zonës së Shalës kanë gjetur parcelat e para, ndërsa më pas është bërë edhe asgjësimi i tyre. Mesa duket këtë vit forcat e policisë janë të vendosur për të asgjësuar të gjithë sasinë e kanabisit në një nga zonat më problematike në vend.

Aksioni i efektivëve të policisë së Shkodrës ka ardhur pas monitirimit nga ajri Guardia di Finanza.

[gallery]23071[/gallery]
Ndërsa më pas fotografitë e bëra nga ajri së bashku me hartën dhe koordinatat e nevojshme janë dërguar në policinë e Shkodrës e cila ka nisur një nga operacionet më të mëdha për vitin 2017 në zonën e Dukagjinit.
 
Saimir Rrustemi, zv/Shef i Komisariatit të Shkodrës u shpreh për kamerën e Report Tv se për operacionin e shkatrrimit të parcelave narkotike kanë marrë pjesë rreth 100 forca policie dhe se vështirësitë ishin të pakufij dhe se vendosshmëria e policisë është e palimituar.
 
Në një terren të thyer malor, me shpatë malesh efektivët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ecur për orë të tëra ndërsa terreni ka qenë mjaft i vështirë.
 
Ndryshe nga vitet e tjera ku parcelat e kanabisit kanë qenë të shumta në këtë zonë, gjatë operacionit të policisë u evidentua fakti që ka rënë ndjeshëm numri i parcelave dhe kultivimit të lëndës narkotike.
 
Gjatë operacionit efektivët e policisë asgjësuan 12 parcela me cannabis sativa dhe shkatërruan 1785 bimë narkotike.
 
“Këtë vit policia e Shkodrës e ka filluar luftën kundër kultivimit të kësaj bime shumë herët dhe nuk do të lëmë cm të këtij tërritori pa kontrolluar”, u shpreh Rrustemi, zv/shef i komisariatit të Shkodrës.
 
Sipas Rrustemit pas asgjësimit të lëndës narkotike, policia ka identifikuar dhe autorët e kultivimit ndërsa do të bëjë shpalljen në kërkim t ëtyre e më pas arrestimin.
 
Lufta e policisë gjatë këtij viti mesa duket ka ulur ndjeshëm numrin e rrënjëve të kultivuara ndërsa paralajmërohet se hetim pa asnjë kompromis ndaj këtij fenomeni.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com