SPECIALE/ Sekretet e bakllavasë së dy kunatave, njëra nga veriu e tjetra nga jugu i Shqipërisë

Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri nuk ka kuptim pa shijen e ëmbëlsirës tradicionale, bakllavasë. Shumica e familjeve shqiptare zgjedhin ta blejnë atë, të pakta janë amvisat që vazhdojnë traditën e hapjes së petave.

Një prej tyre është Edita Osmanaj së bashku me kunatën e saj Jonën, të cilat i hapën derën Report TV për të sjellë më pranë shikuesve, kryesisht amvisave shqiptare, recetën e bakllavasë.

Sipas Editës dhe Jonës, sekreti i bakllavasë është unike për çdo amvisë, e për to është tek pjekja dhe sherbeti.

Teksa na tregojnë hap pas hapi gatimin e kësaj ëmbëlsire, nga produktet përbërëse deri tek masa e tyre, ato flasin me shumë nostalgji për kohën e shkuar, për mënyrën sesi festohej ndër vite festa e ndërrimit të viteve në familjet e tyre.

Pavarësisht se vitet kalojnë, ato thonë se atmosfera festive mbetet e njëjtë për to, pasi në çdo festë, zgjedhin të mblidhen së bashku për t’u argëtuar.

Sa i takon bakllavasë, tregojnë se kjo ëmbëlsirë në familjen e tyre është traditë që t’u serviret edhe vizitorëve, të cilët vazhdojnë të trokasin për të uruar në ditën e parë të vitit.

Të pyetura se përse zgjedhin ta gatuajnë vetë dhe jo ta marrin të gatshme, pavarësisht kohës, ato thonë se përveç shijes i gëzohen edhe hapjes së petave si dhe atmosferës së përgatitjes për darkën e fundvitit.  Në shtëpinë e Editës dhe Jonës atmosfera e festa ndjehet para dhe pas ndërrimit të viteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 31/12/2023 11:50

    Nëse doni të bindeni keni booll argumente,rruga për tek Soji i Njeriut asht e gjat,a ban me ditë vlla a ma shum po rrespektohet Kryqi apo rregullat e Islamit ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar