Mamografitë e lëvizshme
Ministria e shëndetësisë do të sigurojë dy mamografë të lëvizshëm, të cilët do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë, për të depistuar të gjitha gratë që janë në moshë rrisku për t'u prekur nga kanceri i gjirit. I pranishëm në komisionin e shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj, ka deklaruar se falë kredisë 2 milionë euro nga qeveria austriake, shumë shpejt edhe tek Onkologjiku do të mbërrijë akseleratori linear.
Projekte konkrete për përmirësimin e urgjencës me ndihmën e Turqisë
Për funksionimin sa më mirë dhe për zhvillimin e urgjencës janë trajnuar 15 mjekë në Turqi në kuadër të “Projektit të trajnimit të urgjencës në vendet ballkanike”, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë.
Tetë spirometrat e rinj, tjetër premtim i mbajtur për përmirësimin e standarteve të shërbimit spitalor
Projekti për spitalin rajonal të Tiranës
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka deklaruar se ka nisur puna që në një pjesë e godinës së spitalit të mushkërive, të njohur ndryshe si Sanatoriumi, të vendoset shërbimi i kardiologjisë, reanimacioni si dhe urgjenca. Deklaratat janë bërë gjatë vizitës që ministri Beqaj bëri në këtë spital ku u dhuruan 8 spirometra, aparaturë diagnostikuese e mushkërive. Projekti prej 7 mln euro ka nisur dhe shumë shpejtë do të vihet në punë reanimacioni dhe kardiologjia.Në të gjithë vendin do të shpërndahen 60 aparatura të tilla.
Durrës, Beqaj inauguron pajisje të reja
Banorët e Durrësit nuk do të udhëtojnë larg zonave të tyre të banimit për të marrë shërbimet mjekësore, kryesisht për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo pasi 5 qendra shëndetësore në Durrës janë pajisur me aparate elektorkardigrame në 5 komuna të qarkut.
Ministrat Beqaj dhe Nikolla përurojnë Programin e Mësimdhënies në Pediatri
Ministri i Shëndetësisë dhe Ministrja e Arsimit lançuan programin e mësimdhënies në vazhdim për fëmijët e hospitalizuar në QSUT. Ky program është një risi në nismat e përbashkëta të dy ministrive për të siguruar akses dhe për t'iu ardhur në ndihmë fëmijëve që trajtohen për patologji të ndryshme në Shërbimin e Pediatrisë dhe shërbime të tjera në QSUT, me qëllim ndjekjen e rregullt të programit të arsimit parashkollor, si bashkëmoshatarët e tyre, edhe pse në kushte hospitalizimi.
Pajisje të reja tek Onkologjiku, Beqaj: Më tepër siguri dhe mjekim i saktë për pacientin
Përurohet kabineti I kapave në Shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza”. Këto pajisje mjekësore, të cilat instalohen për herë të parë në QSUT shërbejnë për përpunimin dhe dozimin e barnave specifikisht për çdo pacient, zakonisht citostatikëve, me qëllim krijimin e paketave të gatshme të kemioterapisë që shërbejnë për mjekimin e saktë dhe kosto-efiçent të sëmundjeve tumorale, duke ofruar siguri të një shkalle më të lartë si për pacientin, ashtu edhe për punonjësit e shërbimit, me shmangien tërësore të toksicitetit që vjen si pasojë e përgatitjes së këtyre barnave kemiterapeutike përpara se të shkojnë tek pacienti.
Përsa i përket tremujorit të dytë Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar punën e saj për të përmirësuar shërbimin që marrin pacientët në qendrat spitalore.
Shërbimet e reja në 6 paketa të kardiologjisë, Beqaj: Përmbushim misionin
Prezantohen gjashtë paketat e reja të shërbimeve shëndetësore për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë invazive. Pacientët do të mund ta marrin tashmë këtë shërbim falas jo vetëm në spitalet publike, por për herë të parë edhe në spitalet private.
Ministri Beqaj në Divjakë për mushkonjat
Pas 25 vitesh Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë nisur punën për dezinsektimin e vijës bregdetare te Divjakës, e cila njihet si problematike sa i përket mushkonjave.
Beqaj: Garantojmë qytetarët për efektshmërinë e barnave
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hedhur poshtë çdo dyshim se ulja e çmimit të barnave mund të ketë prekur cilësinë e medikamenteve që janë të regjistruar në vendin tonë. Përsa i përket vlerësimit dhe kryerjes së analizave fiziko-kimike të barnave, për 2013 janë analizuar vetëm 78 barna në QKKB. Ndërsa për periudhen nëntor 2013 –prill 2014 janë verifikuar 185 barna duke u bazuar në principin aktiv dhe jo në mënyrë sporadike.
Ministri Beqaj përuron Laboratorin e ri Anatomo-Patologjik në Durrës
Hapja e dy laboratorëve klinik-Biokimi e Anatomo-Patologjik, ju ka ardhur në ndihmë tq gjithë pacientëve që duhet t'i drejtoheshin Tiranës për të kryer diagnostikime anatomo-patologjik e biokimike, Spitali rajonal i Durrësit aktualisht mbulon shërbimin e 450 mijë banorëve, ku përgjatë sezonit veror numri i tyre dyfishohet.
Neurokirurgji/QSUT, Ministri Beqaj përuron Akseleratorin Linear
Përurohet pajisja radioterapeutike Akseleratori Linear në Neurokirurgji, nepermjet kesaj pajisje realizohet radioterapia për cdo pacient me kancer dhe sëmundje tumorale të të gjithë trupit. Pajisja e re sjell me shume siguri tek pacientët, por edhe tek vetë profesionistët e shëndetësisë ndihen me të sigurt duke pasur një gamë më të plotë të trajtimeve që do t’i bëjnë sëmundjeve.Hapëm rrugën e shndërrimit të spitalit të mushkërive në një spital rajonal
Beqaj te Sanatoriumi: Funksionojë edhe si spital rajonal
Sanatoriumi do të fillojë të funksionojë edhe si spital rajonal, duke u ardhur në ndihmë, 100 mijë banorëve. Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj,i pranishëm në ceremoninë e vënies në punë të urgjencës kirurgjikale, ka thënë se ky është vetëm hapi i parë për kthimin e këtij spitali ndër më modernët.
Shqipëria “Jo duhanit” fillon zbatimi i ligjit anti-duhan
Gjatë tremujorit të tretë filloji të marrë jetë zbatimi i ligjit anti-duhan pas disa miratimit të projektligjit që bërë kuvendi i Shqipërisë, si rezultat e situatës problematike për zbatimin e këtij ligji.
Hapet kantieri i “nxënies në vazhdim”, nis trajnimi për mjekët
Rreth 7000 mjekë dhe infermierë të kujdesit parësor do t’i nënshtrohen trajnimit për të venë në zbatim Paketën e kontrollit Bazë Falas të Popullatës 40-65 vjeç të prezantuar në mars të këtij viti.
Kanë nisur trajnimi i trajnerëve me mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit parësor nga katër qarqe, Lezha, Gjirokastra, Shkodra dhe Kukësi, ndërsa pritet që të fillojë trajnimi edhe për personelin mjekësor nga qarku i Korçës dhe i Fierit.
Gatishmëri e plotë e urgjencës mjekësore për turistët dhe vizitorët
Përgjatë sezonit të verës ministria e shëndetësisë garantoi sigurinë përgjatë vijës bregdetare. Në Durrës ishin në gatishmëri 4 autoambulanca si dhe një grup i konsiderueshëm mjekësh e ndihmësmjekësh që shërbejnë 24 orë për të pritur pushues që mund të kenë probleme të ndryshme shëndetësore.
Shqipëria Jo Duhanit, Beqaj për ligjin antiduhan
Ministria e Shëndetësisë është e vendosur që këtë herë ligji antiduhan të zbatohet jo vetëm brenda unazës së Tiranës, porn ë çdo cep të vendit. Angazhimi është marrë përsipër nga vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi sensibilizues të organizuar nga shoqëria civile, për t’i thënë stop përdorimit të duhanit.
Beqaj përuron Qendrën e Dhurimit Vullnetar dhe Mbledhjes së Gjakut në Tiranë
Një qendër e re moderne, e cila do të ofrojë një sërë shërbimesh gratis për dhuruesit vullnetarë të gjakut, është hapur në qendër të kryeqytetit. Qendra e Dhurimit Vullnetare dhe mbledhjes së gjakut, e cila ndodhet pranë stadiumit Dinamo, do të shërbejë edhe si qendër kërkimi shkencor për sëmundjet e rralla gjenetike si Talasemia, Fibroza Cistike e Hemokromatoza.
Beqaj: Personel mjekësor në helikopterët e urgjencës shëndetësore
Skuadra e njësisë së ndihmës së shpejtë te helikopterëve që niset drejt urgjencës shëndetësore në zona të largëta. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, kur helikopteri i ministrisë së Shëndetësisë, nisej pa mjekë për ta marrë të sëmurin, tashmë bluzat e bardha do të jenë pjesë e stafit që do të shkojë për të marrë pacientin në zonat të thella. Kjo falë fondacionit zviceran për inovacion, që ka bërë të mundur futjen e mjekut në këtë ekip të ndihmës së parë që bën transportimin me helikopter drejt spitaleve të specializuara të pacientëve në gjendje kritike.
Vizita e Atit të Shenjtë, Beqaj: "MSH në gatishmëri të plotë!
Një skuadër e tërë mjekësh, 12 ambulanca, por edhe qindra vullnetarë ishin në gadishmëri, për të asistuar çdo emergjencë shëndetësore gjatë vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.
‘Shëndet për të gjithë’ është dhe duhet të jetë një objektiv i arritshëm
Beqaj për kujdesin shëndetësor universal
Më pak se gjysma e popullsisë aktive në moshë pune në Shqipëri mbulohet nga sistemi kontributeve të sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se janë marrë masa radikale në fushën e shëndetësisë që çdo shtetas shqiptar të marrë shërbimin e plotë shëndetësor.
Rritet orari i sherbimit në kardiologji
Të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës në Shqipëri nuk do presin më në radhë të gjatë për të marrë shërbimin e tyre. Sipas drejtoreshës së QSUT Ogerta Manastirliu prej datës 1 tetor të këtij viti do të dyfishohet koha e sherbimit të kardiologjisë në repartin e hemodinamikës në QSUT.
Tetori muaji kundër kancerit të gjirit, Mamografi falas për gratë mbi 50 vjeç
Tetori është muaji në të cilin bëhet ndërgjegjësimi i grave kundër kancerit të gjirit. Ky muaj ka qenë I ngjeshur me aktivitete e fushata sensibilizuese jo vetëm nga ministria e shëndetësisë por edhe nga media duke bërë që të rritet sa më shumë ndërgjegjësimi tek gratë dhe nënat shqiptare për tju nënshtruar kontrolleve për të parandaluar këtë sëmundje.
Mamografët lëvizës për gratë
Për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku apo pranë një qendre shëndetësore për të kryer mamografi, tashmë mamografët do të shkojnë tek ato duke u vënë në dispozicion dy mamografi lëvizëse.
Durrës, Beqaj dhe kombëtaja, “Jo Duhanit”
Ministri i Shëndetësisë, dhe ekipi kombëtar i futbollit janë bashkuar në Durrës për ti thënë Jo Duhanit. Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues u shprehën se kjo është një përpjekje që duhet ta bëjmë bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se, duhanpirja është realisht e dëmshme për shëndetin.
"Maratona e Jetës", qytetarët vrapojnë për shëndetin e gruas
Maratona, Të vrapojmë për ti thënë jo kancerit të gjirit
Të vrapojmë për t’i thënë jo kancerit të gjirit, ishte mesazhi i madh i Maratonës së Jetës, këtij eventi të organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Spacio Eventi Albania dhe që në thelb ka sensibilizimin e të gjitha grave dhe nënave shqiptare për kryerjen e kontrolleve parandaluese. Të gjithë të veshur me rozë, simbolin e luftës së kësaj sëmundje vrapuan për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës. Maratonës së jetës krahas qytetarëve ju bashkuan edhe zyrtarë , diplomatë e personalitete të politikës dhe pushtetit vendor të cilët hoqën kostumet zyrtare për të vrapuar nën fanellën rozë.
Dita ndërkombëtare e depistimit të kancerit të gjirit
Në ditën ndërkombëtare të depistimit të kancerit të gjirit dy mamografë të lëvizshëm dhe tetë mjekë onkolog të rinj i shtohen shërbimit të onkologjisë në vend.
Vaksinim antigrip për 13.500 punonjës të shëndetësisë
I gjithë personeli shëndetësor në shkallë vendi I është nënshtruar vaksinimit anti-grip në mënyrë që të mos jetë i ekspozuar ndaj të sëmurëve në mënyrë që të mbrohet shëndeti i të dy palëve. Kjo ka qenë fushata e propozuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në Durrës. Një masë e tillë realizohet për herë të parë në vendin tonë.
6 paketat e para falas të kardios, Spitalet publike dhe jopublike së bashku
6 paketa shëndetësore të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë janë bërë aktive më 24 nëntor duke ju dhënë mundësi të gjithë pacientëve me probleme të marrin ndërhyrje dhe ekzaminime falas në spitalet publike dhe private. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka lidhur kontratë me pesë spitale jopublike, të cilat do të ofrojnë paketa shëndetësore me zero kosto për pacientët.
Të shkurtojmë hendekun që na ndan drejt një Bote me 0 HIV/AIDS
75 raste me HIV- AIDS numërohen për vitin 2014 duke shënuar një rënie të numrit të të infektuarve në krahasim me vitin 2013 ku numri ishte 124. Nga 75 rastet e numëruara për 2014, 5 prej tyre janë fëmijë. Totali i të sëmurëve me AIDS në Shqipëri ka shkuar në 775, ku pjesa më e madhe janë meshkuj.
Shërbime pa pagesë e pa asnjë kosto shtesë edhe në spitalet jopublike
Beqaj në spitalin europian për paketat e shëndetësisë
Pacientët me zemer të cilët prej muaj kanë qendruar në listë-pritje në QSUT për një ndërhyrje në zemër kanë filluar të marrin shërbimin e nevojshëm në pesë spitale private. Çdo shërbim në lidhje me zemrën ofrohet pa asnjë pagesë, sipas kontratës mes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor spitalet privatë për paketat e shëndetësisë për kirurgjinë dhe kardiokirurgjinë.
Marrëveshje me Rajonin e Umbrias në Itali
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet qeverisë shqiptare, dhe qarkut të Umbrias në Itali. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Presidentja e qarkut të Umbrias Catiuscia Marini.
Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e nismave të përbashkëta në kuadrin social-shëndetësor, sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore, forcimin e marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimin në sektorin e mjedisit si dhe atë ndërmjet Universiteteve dhe Institucioneve Kulturore kryesore të dy Vendeve.
Beqaj-mjekëve: Respektoni orarin
Beqaj për herë të dytë ju ka tërhequr veshin mjekëve të cilët duhet të zbatojnë orarin në respekt të pacientit. Beqaj ju ka bërë thirrje mjekëve që të shkojnë në punë 10 minuta më herët se orari zyrtar në mënyrë që pacientët të fitojnë sigurinë dhe besueshmërinë tek mjekët.
Dita Botërore e Mbulimit Universal
‘Shëndet për të gjithë’, është një objektiv i arritshëm. Ky ishte mesazhi i konferencës së organizuar sot në Tiranë nga Ministria e Shëndetësisë, Zyra e OBSH-së për Evropën dhe Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me temë: "Mbulimi Universal dhe Burimet Njerëzore në Sistemet e Kujdesit Shëndetësor".
Dita Botërore e Mbulimit Universal Shëndetësor i është bashkuar 39 aktiviteteve të tjera simotra që janë duke u zhvilluar njëkohësisht në të gjithë Botën, nën moton: ‘Shëndet Për Të Gjithë’, nga një koalicion global aktorësh, organizatash e shtetesh”.Duke e quajtur mbulimin universal një angazhim referencial dhe manifestim global solidariteti, partnerët nismëtarë vlerësojnë se kjo është një mundësi historike, duke argumentuar se “shëndet për të gjithë” është një objektiv i arritshëm. Tashmë, më shumë se 70 vende të të gjitha niveleve të të ardhurave kanë ndërmarrë tashmë hapa të qenësishëm drejt mbulimit universal shëndetësor. Gjithashtu, partnerët besojnë se përfshirja e mbulimit universal shëndetësor në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtyre vendeve ndaj qytetarëve të vet.
Save the Children: Vdekshmëria foshnjore
Vdekshmëria foshnjore dhe fëminore vazhdon të jetë e lartë në vendin tonë. Sipas një studimi të “Save the Children”, një nga arsyet e vdekshmërisë foshnjore është norma e ulët e mirërritjes së fëmijëve.
Nga studimi rezulton se 27% e femijëve deri në moshën 6 vjec janë të kequshqyer. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se sistemi i kujdesit shëndetësor të nënës dhe fëmijës, përballet me sfida, por viti 2015 do të ketë përmirësim të situatës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)