2014-ta ishte viti i Botërorit. Brazili, shteti amerikano-jugor ishte mikpritësi i Kupës së Botës. Ky turne madhështor dhuroi gjithçka, nivel mjaft të mirë të futbollit të luajtur, moment spektakolare, por edhe polemika, dhe të gjitha këto në stadium të mbushura plot me tifozë. Të 64-ta ndeshjet e Brazil 2014 dhuruan cilësi mjaft të mirë të futbollit ashtu siç nuk kishte ndodhur në ndonjë Botëror tjetër me fazën e grupeve që dhuroi gola dhe më pas llogaritë normale që bënin Kombëtaret në ndeshjet me eleminim direkt.

Dhe në fakt çdo trune ka momentet e tij të paharrueshme, por ajo që e bën disi special Botërorin brazilian është cilësia që tregoi çdo skuadër me vetëm pak Kombëtare që ishin jashtë loje dhe nuk dhuruan asgjë. Një surprizë e madhe ishte Kosta Rika që për herë të parë arriti në çerekfinalet e një Kupe Bote dhe vendin për në gjysmëfinale e humbi vetëm pas penalltive ndaj Holandës. Kosta Rika as që llogaritej përpara fillimit të turnout, por e përfundoi fazën e grupeve në vend të parë duke lënë pas ish-kampionet e botës Anglinë, Italinë dhe Uruguajin.

Dhe gjithë këtë sukses nuk e arriti me fat, por duke luajtur mjaft mirë futboll; një futboll inteligjent. Dy Kombëtare të tjera që bën mjaft mirë ishin Kolumbia dhe Meksika, të cilat me pak fat mund të shkonin edhe më tej. El Kafeteros u eleminuan në cerekfinale nga Brazili ndërsa Meksikën e nxorri jashtë loje Hollanda.Edhe Shtet e Bashkuara të Amerikës bënë një super Botëror duke kaluar fazën e grupeve dhe duke bërë që edhe në Amerikë loja e topkëmbës të përcillet me entuziazëm. Madje edhe Irani bëri paraqitje mbresëlënëse dhe i shkoi shumë pranë edhe fitores në ndeshjen me Argjentinën.

Ndërsa fuqitë e mëdha të futbollit, mes tyre kampionja e Botës në fuqi, Spanja u poshtërua dhe i bëri gati shumë shpejt valixhet. Furitë e kuqe i “thyen keq turinjtë” që në ndeshjen e parë ndaj Holandës ku humbën 5-1 dhe më pas as që nuk arritën të kalojnë turin duke e mbyllur kompeticionin në të cilin ishin sërish favorit që në fazën e grupeve.

Tiki-taka mënyra apo stili i lojës së iberikëve që kishte pushtuar futbollin botëror 6 vitet e fundit nuk po funksiononte më. Brazili e nisi Kupën e Botës si favoriti më i madh, por e përfundoi si zhgënjimi më i madh, llogarit këtu edhe faktin që ishte mikpritës. Skuadra e drejtuar nga Scolari bëri një fazë grupesh jo nga më të mirat duke u bazuar më shumë tek emri dhe tek mbështetja e tifozeve pasi futbolli që tregoi nuk i shkonte përshtat një emri të madh si Brazili 5 herë kampion i Botës. Selecao pati shumë fat kur eleminoi Kilin pas penalltive dhe më pas edhe Kolumbinë. Në këtë ndeshje pësoi një dëmtim të rëndë ylli i skuadrës Neymar që humbi ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë. Neymar në konferencë mes lotësh rrëfeu se nga goditja e Zunigës mund ta kishte pësuar keq: “Nëse goditja do ishte vetëm dy centimetra më tutje unë do isha tashmë në një karrige me rrota. Ky është një moment i rëndëssihëm në karrieren time dhe me dhemb që nuk mund të ndihmoj skuadrën por ky është futbolli”, përfundon ylli i Barcelonës.

Gjithë dobësitë e Brazilit dolën në pah në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë ku djemtë e Lëv poshtëruan Brazilin duke fituar në shifrat 7-1 dhe bënë të shpërthejë në lot një komb i tërë. Ky rezultat historik do të mbetej edhe një nga rezultatet më të pabesuesheme të Kupës së Botës. Pavarësisht se kishte skuadra surprise, fazën e parë të eleminimit direkt e kaluan gjithë kryesueset e grupeve ndërsa favoritet më të mëdha siguruan edhe gjysmëfinalet. Edhe Brazil 2014 nuk i shpëtoi lojës së pisët,ku shumë skuadra përpiqeshin të humbnin kohë gjatë lojës apo edhe veprime antisportive që normalisht u panë. Por sipas FIFA-s, numri i dëmtimeve zbriti me 40 %, një statistikë mjaft e mirë që tregon edhe një ritëm dhe përgatitje të mirë të futbollistëve. Edhe teknologjia pati një impakt pozitiv.

Abuzimeve të arbitrave apo edhe golave fantazëm iu dha fund me përdorimin e teknologjisë në vijën e portës. Po ashtu edhe sprajti i përdorur nga arbitrat në goditjet e dënimit afër portave pati efikasitet. Në Brazil u dhanë vetëm 10 kartonë të kuq ndërsa rekordi mbahet në Gjermani 2006 me 28 edhe pse kartonin e kuq nuk e mori Luis Suarez kur kafshoi Kielinin në shpatull edhe pse më pas u pezullua nga FIFA. Kupës së Botë i paraprinë protestat për shpenzimet e mëdha por kaosi dhe frika që mbizotëroi në fillim nuk rezultoi e vërtetë gjatë zhvillimit të eventit pasi stadiumet ishin të gjitha gati. Njerëzit dhe tifozët brazilianë edhe pse u zhgënjyen totalisht nga skuadra e tyre e zemrës ndihmuan shumë në ndeshjet e fundit duke siguruar një atmosferë të mrekullueshme në stadiume.

Dhe në fund në Maracana, kampion u shpall ajo skuadër që e meritoi më shumë se të tjerët këtë eveniment madhështor, Gjermania. Djemtë e drejtuar nga Hoakim Lëv ishin fantastikë duke dhuruar një futboll mjaft të mirë, nuk i lanë asgjë rastësisë. Pancerat nxorrën jashte loje në grup Portugalinë, Ganën e SHBA. Më pas eleminuan Algjerinë, Francën e Brazilin dhe më pas fituan në finale ndaj Argjentinës së Messit. Në finalen e 13 Korrikut pavarësisht sforcos së Argjentinës, trofeu i Kupës së Botës u shkoi gjermanëve falë një mrekullie të Mario Gëces. Festa e gjermanëve ishte legjitime edhe në Berlin ndërsa ka edhe një shqiptar që shpallet kampion bote, ai është Shkodran Mustafi.

Një talent shpërtheu në Brazil dhe ai ishte James Rodriguez që me 6 gola u shpall golashënuesi më i mirë. Pati një numër rekord golash të shënuar plot 171 dhe me pak fjalë Kupa e Botës Brazil 2014 kishte gjithçka. Ka qenë një vitrine e mrekullueshme për futbollin ndërkombëtar. Gjithsesi debati do të vijojë nëse kjo Kupë Bote mund të konsiderohet më e mira e të gjitha kohërave.

 
 FUTBOLLI EUROPIAN NE 365 DITE

Kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, Champions Leaguen e fitoi Reali i Madridid duke siguruar trofeun e dhjetë kur mposhti 4-1 Atletikon e Madridid në Lisbonë. Los Blancos arritën në mënyrë dramatike barazimin dhe më pas në kohët shtesë Bale, Marcelo dhe Ronaldo i dhanë fitoren skuadrës së Ancelotit. Atletico Madrid që një jave më parë kishte fituar edhe titullin kampion në Spanjë u duk sikur ishte e destinuar të kompletonte një dabëll trofesh kur një goditje me kokë e Diego Godin falë edhe ndihmës së Casillas përfundoi në rrjetë në minutën e 36-të.Reali u hodh i gjithi në sulm në pjesën e dytë, por për të arritur barazimin u desh të priste minutën e tretë të kohës shtesë kur Sergio Ramos me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi shifrat në 1-1.

Në kohët shtesë skuadrës së Simeones iu mbaruan energjitë dhe fillimisht Bale me kokë e më pas Marcelo e Ronaldo me penallti i dhanë Championsin e dhjetë Realit të Madridid. Ylli portugez shënoi plot 17 gola ne edicionin 2013-2014 te Champions League ndërsa më herët Ronaldo kishte fituar edhe Topin e Artë duke mposhtur rivalin Leo Messi qe e kishte fituar për katër vite radhazi.
 
Spanja triumfoi dyfish në Europe kur Sevilja mbajti një 0-0 përpara se të fitonte 4-2 nga penalltitë ndaj Benficas në Torino për të fituar për herë te tretë Uefa Europa League. Për portugezët e Benfikes vijon mallkimi pasi edhe në finalen e një viti më parë ishte mposhtur nga Chelsea 2-1.
 
Ndërsa në Amerikën e Jugut, Kupën Libertadores e fitoi San Lorenzo që ka mposhtur në finale paraguajanet e Nacional edhe për gëzimin e tifozit të tyre më të famshëm, Papa Franceskut.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen në finalen e Champions League 2013-2014 mbetet një sezon për t’u mbajtur mend për Atletikon e Madridid. Djemtë e drejtuar nga Diego Pablo Simeone fituan titullin kampion në La Liga pas 18 vitesh. Ndeshja që vendosi fatin e një sezoni të tërë ishte ajo e luajtur ne Camp Nou. Barca-Atletico perfundoi 1-1 dhe pika e marrë i mjaftonte Kolconeros për të fituar dhe festuar titullin.

Në Gjermani, Bayerni i Mynihut ka fituar dabëllin Kampionat dhe Kupë për herë të dhjetë në histori në sezonin e parë nën drejtimin e Pep Guardiolës. Bavarezet ishin dominues në Bundesligë duke e fituar titullin 7 javë përpara fundit të kampionatit dhe e mbyllën sezonin me një diferencë spektakolare ndaj rivalit më të afërt, Dortmundit, plot 19 pikë.

Ndërsa finalja e Kupës së Gjermanisë po ndaj rivalëve të Dortmund është vendosur në kohët shtesë ku golat e fitores 2-0 për Bayernin u shënuan nga Robben dhe Tomas Myler. Në Premier League Manchester City ka fituar titullin e dytë kampion në tre sezonet e fundit pasi ka shkuar kokë më kokë me Liverpoolin deri në javët e fundit. Javët e fundit Liverpooli i Roxhers jepej si favorit për të fituar kurorën, por një humbje dhe një barazim në tre javët e fundit i dha mundësinë Cityt të shpallej kampion. Në këtë mënyrë sezoni debutues i Manuel Pellegrinit u bë perfekt pasi trajneri kilian fitoi titullin shumë vite më pasi kishte shpallur kampion të Klauzoras River Platen.

Në Itali nën drejtimin e Antonio Kontes, Juventusi fitoi titullin e tretë radhazi me jo pak, por plot 17 pikë avanatzh ndaj Romës së vendit të dytë .Klubi bardhezi numëron edhe titullin e 30-të në histori. Por çuditërisht Conte u largua nga drejtimi i Zonjës së Vjetër dhe mori drejtimin e Kombëtares Italiane pas dështimit të kësaj të fundit në Kupën e Botës ndërsa në Torino erdhi ish-trajneri i Milanit, Masimiljano Allegri. Në Francë PSG ka fituar titullin e dytë radhazi në Ligen e parë në sezonin e parë në drejtimin e Loran Blank duke e përfunduar sezonin me 9 pikë larg Monaco. Nga yjet e shumtë të skuadrës, ai që spikati më shumë ishte sërish sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Më mirë se PSG-ja bëri Ajaxi në Hollandë që siguroi titullin e katërt radhazi dhe të 33-tin në total. Skuadra e drejtuar me mjeshtëri nga Frenk De Bur e përfundoi Eredivisien katër pikë larg Fejnordit. Në Portugali tek titulli kampion u rikthye Benfika që trofen e fundit e kishte siguruar në vitin 2010. Shqiponjat e Lizbonës e përfunduan kampionatin 7 pikë larg vendit të dytë që u sigurua nga Sportingu i Lizbonës. Dështim i plotë ishte Porto që e mbylli sezonin në vend të tretë, siç nuk kishte ndodhur vitet e fundit.
 
Merkato në vitin 2014 ka qenë super, mbi të gjitha ajo e verës. Si zakonisht skuadrat potencialisht të fuqishme ekonomikisht bënë edhe shpenzimet më të mëdha. Por e nisim me Manchester United, që kaloi një sezon shumë shumë të vështirë pas largimit të Ferguson nga drejtimi pas plot 26 vitesh. Pasuesi i Fergit, David Moyes arriti të punojë vetëm 10 muaj në Old Traford. Më pas deri në fund të sezonin në stol u ul Rajan Giggs. Skuadra e përfundoi edicionin në vend të shatatë pavarësisht se që në Janar afroi spanjollin Juan Mata nga Chelsea. Për herë të parë që prej vitit 1995 United mbeti jashtë kompeticioneve europiane.

Gjatë verës drejtuesit e djajve të kuq nënshkruan me hollandezin Luis Van Gal i cili u ul në pankinë dhe i hapi rrugë shpenzimeve të mëdha ku në Old Traford ërdhën lojtarë të një profili të lartë, yje. Blerja më e bujshme ishte ajo e argjentinasit Angel Di Maria që la Realin e Madridid dhe për 60 milionë Stërlina iu bashkua Manchesterit.

Po ashtu firmosi edhe argjentinasi Markos Rojo që aktivizohej tek Sporting Lisbona. Merkato e djajve nuk mbaronte me kaq. Nga Atletik Bilbao erdhi mesfushori spanjoll Ander Herrera ndersa nga Sauthempton anësori anglez Ljuk Shou. Dhe nuk mbaron me kaq pasi në limitet e mbylljes së merkatos, pronarët hapën thesin dhe filllimisht u mor nga Ajaksi mesdfushori Dalej Blind dhe më pas qershia mbi tortë ishte ardhja e sulmueist kolumbia Radamel Falkao. El Tigre la francezët e Monako për tiu bashkuar United në formë huazimi. Mbetemi tek merkato në Angli pasi edhe Chelsea i Murinjos nuk mund të mbetej duarkryq. Londinezët firmosën me sulmuesin e Atletikos së Madridit Diego Kosta po ashtu në Stemford Brixh erdhi eshte ish kapiteni i Arsenalit Fabregas apo edhe u rikthye në bazë edhe Didier Drogba.

Nga kampionët e Spanjës u ble edhe mbrojtësi Felipe Luis dhe u rikthye nga huazimi portieri belg Tibo Kurtua. Edhe Liverpooli bëri goxha lëvizje. Nga Anfield Road u largua një sulmues problematik, Luis Suarez, për të mbërritur një tjetër Mario Balotelli. Super Mario u largua nga Milani për të bërë rikthimin në Premier League këtë herë në radhët e Liverpool. Lëvizje të mira bënë edhe londinezët e Arsenal që afruan një superlojtar nga Barcelona, Aleksis Sanchez, por edhe sulmuesin Dani Uellbek nga United.

Në Spanjë, Barcelona e mbylli sezonin pa asnjë trofe dhe drejtuesit u përgjigjën duke zëvendësuar trajnerin Maritono me ish benjaminin e tifozërise blaugrana Luis Enrique që kishte drejtuar Celta Vigon. Blerjen më të madhe të verës Barcelona e bëri duke afruar uruguajanin Luis Suarez për 70 milionë Stërlina. Por katalanasve iu desh te prisnin deri në fund të muajit Tetor për të parë në aksion Suarez pasi sulmuesi më parë duhet të shlyente dënimin prej katër muajsh të marrë nga FIFA pas kafshimit që i bëri në Botëror Kielinit. Merkato e skuadrës nga Camp Nou nuk përfundoi vetëm me Suarez pasi u afruan edhe mesfushori Ivan Rakitic nga Sevilja apo edhe mbrojtësit Tomas Vermalen dhe Jeremy Matje madje edhe portieri kilian Claudio Bravo nga Real Sociedad. Duke mbetur në Spanja, goxha lëvizje si në dalje ashtu edhe në afrime bëri edhe kampionia Atletiko e Madridid. Diego Kostën e larguar për tek Chelsea, Kolconerois e zëvendësuan me kroatin e Bayernit Mario Mandzukic.

Po ashtu si blerje mjaft e rëndësishme ishte edhe Antuan Griezman apo edhe meksikani Raul Jimenez. Nuk kishte sesi të mungonin në merkaton e verës edhe blerjet e bujshme që bën Reali i Madridid. Los Blancos një vit më parë kishin thyer rekordin duke afruar uellsianin Gareth Bale ndërsa verën e 2014-tës afruan nga Monaco për 80 milionë Euro kolumbianin James Rodrigues ndërsa blerje mjaft e rëndësishme ishte edhe Toni Kros nga kampionet e Gjermanisë. Nga ana e tij Bayerni i Guardiolës bëri të vetin sulmuesin polak Robert Levandovski që e afroi nga Dortmundi dhe një blerje e zgjuar ishet ajo e Xabi Alonsos nga Real Madrid. Një lajm jo i mirë për kampionët bavarez ishte dënimi ndaj Presidentit Uli Hënes për evazion fiskal.

Në Francë lëvizja më e bujshme që u bë gjatë verës ishte kalimi i David Luis nga Chelsea tek PSG për një shifer prej 62 milionë Euro, një shifër rekord botëror kjo për një mbrojtës. Tjetër dalje që bëri Murinjo ishte Fernando Torres që në formë huazimi iu bashkua Milanit në Serinë A. Milani kaloi një sezon trishtues gjatë të cilit i dha lamtumirën dy trajnerëve; fillimisht Allegrit të cilin e zëvendësoi me Klares Sedorf dhe më pas në fund të seoznit u largua edhe holandezi për tu ulur në pankinë ish-sulmuesi legjendar Filipo Inzaghi.

Një tjetër italian në lëvizje ishte edhe Cesare Prandelli që pas largimit nga pankina e italisë u ul në stolin e Galatasaray të cilin e la gjatë muajit Dhjetor për rezultate të dobëta sidomos në Champions League. Ndërsa Kombëtarja Braziliane emëroi pasuesin e Scolarit dhe ai është Carlos Dunga që rikthehet në drejtimin e pesë herë kampionëve të Botës.