Superliga e këtij sezoni nuk ka të ngjarë me asnjë tjetër përsa i përket garës që po zhvillohet, pasi 5 skuadra 6 javë para fundit janë në garë për titullin. Kampionia në fuqi, Tirana, e cila renditet në vendin e pestë me 6 pikë më pak se Teuta, shpreson të përsërisë fundin e sezonit të kaluar ku vetëm fitonte për t’u shpallur kampione.
Duke marrë shkas nga dy ndeshjet e fundit, me Teutën dhe Vllazninë, pikët janë marrë të plota dhe të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Trajneri i ekipit bardheblu Orges Shehi thotë se këto rezultate pozitive do ti shërbejnë skuadrës edhe për sfidat e ardhshme.