TIRANE - Sot është shumë me e lehtë të gjesh një jurist, gazetar, ekonomist, inxhinier apo çdo person që ka mbaruar një fakultet, se sa të gjesh një hidraulik , elektricist apo dhe zdrukthëtar.
Shkak për këtë është bërë deformimi që i është bërë arsimit të formimit profesional në vendin tonë, shprehet Pëllumb Karameta drejtor i “Qendrës Shqiptare të asistencës arsimore” “Arsyeja pse sot ka me shumë kërkesa për ekonomist, jurist, apo inxhinier se sa hidraulik apo elektricist në terma të përgjithshme, kjo lidhet me deformimin e tmerrshëm që i ka bërë politika sistemit arsimor shqiptar.
Bjerrja e cilësisë në arsimin parauniversitar, nga një anë, e shoqëruar me zbatimin e politikave “liberalizuese” për frekuentimin e arsimit të lartë (heqja e barrierave përmes Maturës shtetërore, reformimi sipërfaqësor i universiteteve publike, licencimi pa kriter i të famshmëve “universitete private”, mungesa e sistemeve efikase të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit), bëri që, jo vetëm të kemi superprodhim të jashtëzakonshëm të diplomuarve në 2-3 degë, sot e mot të papunë, por krijoi atë psikologji shoqërore që e perceptoi arsimin profesional si të padobishëm.
Këto politika, sa amatore, aq dhe të dëmshme, kanë prodhuar pasojat që i konstaton, sot e gjithë ditën, i madh e i vogël në Shqipëri” thotë Karameta. Po sipas ekspertit arsyeja se pse të rinjtë kanë hequr dorë nga arsimi profesional, paaftësia për të menaxhuar këtë sektor jetik të ekonomisë.
“Mungesa e bashkëpunimit mes sektorëve publik / privat dhe institucioneve të AFP-së ka shpërpjesëtuar lidhjet ndërmjet kërkesës së tregut të punës dhe ofertës. Ekonomia dhe familjet shqiptare, ende nuk e shohin AFP-në si agjent kyç të suksesit të tyre.
Kushdo mund të punojë kudo si hidraulik, kuzhinier, elektricist etj, pa iu kërkuar aspak certifikata e formimit” shprehet eksperti. Pëllumb Karameta shprehet se sot vijojnë shkollat profesionale vetëm 14% e kontingjentit të nxënësve që përfundojnë arsimin 9-vjeçar.
Ndërsa Agim Jakupi drejtor i shkollës së mesme profesionale “Karl Gega” shprehet se në krahasim me vitet e tjera numri i nxënësve që vazhdojnë shkollën profesionale është rritur “Para 5 viteve në shkollën që unë drejtoj ka pasur 500 nxënës, ndërsa këtë vit numri i tyre ka shkuar në 750 nxënës.
Kërkesat janë më të larta për degën e automekanikës, sesa për degët e tjera. Kjo sepse është rritur edhe kërkesa e tregut të punës për automekanikë. Pasi automjetet janë shtuar dhe kërkesa për punë është rritur” shprehet drejtori.
Më tej Jakupi shprehet se në arsimin profesional ka mungesa në tekste, kjo sipas tij vjen si shkak se nuk ka oferta nga shtypshkronja, pasi numri i prodhimit të tyre është i kufizuar.
“Kemi mungesë të teksteve profesionale. Kjo vjen sepse shtëpitë botuese nuk kanë interes që të botojnë tekste për një numër të kufizuar nxënësish se nuk kanë fitim. Por, mësuesit këtu operojnë me module.
Pra, tekste të cilat hartohen nga vetë ata dhe inxhinierët që japin mësim në këto shkolla, të cilët konsultohen edhe me specialistët e kompanive ku kryejnë praktikën për të rejat e fundit të teknologjisë”.
Që arsimi i formimit profesional të tërheqë të rinj duhet një reformë rrënjësore kurrikulare, që do të hedhë themelet për t’i hapur rrugën një AFP-je bashkëkohore. Reformë që do të siguronte një model të ri, që u ofron të rinjve dhe të rejave njohuri bashkëkohore shprehet Karameta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com