Specialisti Ylli Merja: Ushqimet rekomanduese dhe maskat në kushte shtëpie që ndihmojnë në eleminimin e celulitit brenda një kohe të shkurtër

Vera po afron dhe ajo që na bezdis së tepërmi është celuliti! Celuliti është produktiviteti e depozitave yndyrore, poshtë lëkurës dhe rezultatet janë disa gropëza që duken mbi lëkurë e që shpesh shkaktojnë kompleksitet tek personat që vuajnë prej tij. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjeksore dha këto këshilla që i duhen gjithsecilit për të zhdukur celulitin.

Mjeku popullor Ylli Merja tha se ka një sërë faktorësh që ndikojnë në krijimin e celulitit:

“Faktorët hormonalë,  roli i insulinës, trashëgimia, dietat ushqimore dhe  depozitimi i toksinave në trup” shpjegoi ai.

Ndër mënyrat kryesore që ndihmojnë në përmirësimin e tij është shmangia e një liste ushqimesh si:

Pijet e gazuara, patatet e skuqura, ëmbëlsirat e ndryshme, salcat me ëmbëlsues si dhe dietat me karbohidrate më shumë se raporti 1:4 me proteinat.

Gjithashtu për të ndihmuar në shkrirjen e celulitit në organizëm ai këshilloi edhe përdorimin e një sërë çajrash bimorë: 

Çaj bimor i përzier për dobësim që përmirëson tretjen dhe jashtëqitjen dhe së dyti largon ujin e tepër nga organizmi, duke përmirësuar dinamikën në organizëm, dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura në organizëm. Nëse kemi kolesterol të lartë në gjak, çaji kolesterolit ndihmon edhe për celulitin. Ne mund të përdorim tjetër edhe çaj me fruta pylli ose çajin që është me mollën e egër. Këto që të dyja sëbashku përmbajnë acidin stearik që na jep harmoni në trup. Këto të gjitha sëbashku na ndihmojnë që të na shkrihet celuliti në trup dhe të na kaloj pjesë e energjisë në një rizgjim, në një gjallërim.

Tepër ndihmuese për eleminimin e celulitit janë maskat në kushte shtëpie. Mjeku popullor tregoi dy mënyra për realizmin e tyre:

 Marrim afërisisht 2 lugë çaji me lllumin e kafes që ka acidin kafeik që ndihmon në shkrirjen e celulitit, 2 lugë kafe me spec djegës, më pas shtojmë një lugë kafe Jamball, tek kjo ndodhet estradioli është një hormone që na ndihmon në mirëshpërndarjen e yndyrnave në organizëm.Shtojmë në të 4-5 pika të vajit esencial të dafinës. Mund të përgatiten dy maska, e para me vajin e kokosit, që mund të shtojmë në të dy lugë çaji sepse përmban acidin lauronik që  ka veti shkrirëse të pllakzave yndyrore. Mund të përdorim një mënyrë tjetër që të jetë me kafen me specin djegës  dhe jamballin dhe në të mund të shtojmë dy lugë caji mjalt dhe njëkoëhsisht një ose dy të verdha vezësh. Tek e dyta do të përfitojmë edhe disa elementë estetik të lëkurës, nuk do më duket më lëkura e ashpërsuar.

Ndërsa theksoi se brenda dy javësh do të shohim rezultatet e para.

“Nëse gjatë një jave bëjmë atë trajtimin me anticelulit dy herë dhe një herë ose dy maskat, brenda dy javësh, do të kemi shenjat e para  të zvogëlimit të celulitit”.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital