TIRANË - Specializimet pas universitare në Fakultetin e Mjekësisë pritet që ta hapen këtë tetor, pikërisht me nisjen e vitit të ri akademik. Kjo pohohet për “Shqiptarja.com” nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi e cila ka theksuar se tashmë janë duke u përcaktuat të gjitha kushtet, pasi janë një sërë institucionesh të cilat do të merren me përcaktimin e tyre.
“Që në marrjen e detyrës, ne si ministri por edhe qeveria ka qenë e vendosur për zhbllokimin e këtij procesi, i cili ka ngelur i bllokuar prej 3 vjetësh. Dhe përpara kishim dy rrugë, ose specializimit të nisnin me fillimin e vitit kalendarik, ose me fillimin e vitit akademik. Për vitin kalendarik nuk ishim gati për një sërë arsyesh, kështu që ato do të nisin me vitin e ri akademik”, ka deklaruar Ikonomi.
Sipas saj, janë disa institucione të cilat do të përfshihen për të përcaktuar kuotat, kushtet dhe rregullat, të cilat do të jenë tepër të rrepta për studentët, që do të fitojnë të drejtën e specializimit në mjekësi.
“Në gjithë këto vite ne kemi eksperienca ku studentët e fitojnë specializimin nga rrethet por nuk kthehen atje, qëndrojnë në Tiranë. Ndaj, jemi duke shqyrtuar të gjitha praktikat në mënyrë që të mos kemi përsëritje të të tilla rasteve”, thekson zv/ministrja. Sipas, saj, prioritet do të kenë ato degë të cilat kanë kërkesa në spitale, por më shumë fuqizim do t’i jepet spitaleve rajonale.
Kjo pasi, sipas një raporti të Bankës Botërore rekomandohet që spitalet rajonale të jenë të mirëpajisura me personel mjekësor të të gjitha fushave, ndërkohë sa i përket spitaleve të tjera edhe në to do të ketë mundësi të mjekëve për specializim, por pasi të jenë pajisur plotësisht spitalet e rajonit, të cilat tashmë do të jenë edhe në varësi të ndarjes administrative që do të bëhet.
E ndërsa Ministra e Shëndetësisë është duke plotësuar të gjitha procedurat e saj, i është kërkuar edhe Ministrisë së Arsimit, Rektoratit dhe Fakultetit të Mjekësisë të hartojnë udhëzimet e tyre në mënyrë që në tetor gjithçka të jetë gati. Ndërkohë, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, vetëm pak ditë më parë kërkoi zhbllokim të situatës si dhe kërkoi që kuotat e specializimeve të miratohen nga vetë fakultet.
“Ka 3 vite që nuk është hapur fare specializimi dhe këtu hapet me vendime qeverie. Unë mendoj që specializimet duhet të jenë në vullnetin e Fakultetit të Mjekësisë dhe fakulteteve të tjera duke e konsideruar si një cikël të rregullt studimesh”, ka pohuar pak ditë më parë dekani i mjekësisë. Sipas tij, nevoja për specializantë është si në Tiranë ashtu edhe në rrethe.
Shkrimi u publikua sot(01.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com