Nëse udhëton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën e Krishtlindjeve, nuk mund të mos bëhesh pjesë e spektaklit të dekorimeve që vihen re në të gjitha kopshtet e shtëpive amerikane. Përvec flamurëve të pranishëm në gjatë gjithë vitit, fillojnë të dalin në dritat, kallamsheqerët artificial, arushët, karroca e Santa Klausit, elfët e plot simbole të tjera të zbukurimit të Krishtlindjeve. Natyrisht që nuk mundon kurora e famshme e mikpritjes, e larmishme forma përbërje dhe ngjyra, aq e bukur sa e mbush çdo njeri me shpirtin e festave. Në këtë mori dekorimesh shquajnë atë që adhurojnë të ngrejnë një spektakël të vërtetë ndriçimi dhe dekorimi. Një spektakël që shijohet nga shumë vizitorë të huaj dhe vendas dhe që fiton vëmendje mediatike.

Dhe vit pas viti shtohen elementë të sofistikuar hi tech si sinkronizimi i ndriçimit dhe muzikën, apo ekranet me videoprojektorë. Sipas National Retail Federation, amerikanët këtë vit kanë shpenzuar më shumë 6 bilionë dollarë për zbukurimet e Krishtlindjeve, ose 8 për qind më shumë sesa në vitin 2010. Por mes të gjithëve disa superdekorues, duhet të kenë shpenzuar më shumë se të tjerët për vetë faktin se kanë arritur të ngrenë thuajse një "ishull" festiv. Në Sharpsville, Indianopolis, Michael dhe Janet Poulimas' kanë dekoruar me 100,000 drita më shumë se dy akra kopësht, të cilat ndryshojnë vazhdimisht ngjyrë dhe kanë mes tyre shumë arushë e pinguinë që flasin me Babagjyshin.

Një spektakël më vete ka ngritur Joe Riçiardi në Ëest Norriton të Pasadenës ku nga 200 drita që kishte vënë në 2004 ka arritur tani në 65,000 drita. Për të ngritur gjithë këtë në këmbë i është dashur të punojë 480 orë.
Në një ekran gjigand high-definition është vendosur nga familja Stone që banon në Edmond, Oklahomës. Nëpërmjet këtij ekrani familja zbavit kureshtarët me tema, ngjyra dhe forma të ndryshme festive. Nuk mungon madje as loja Tetris.

Detajet e këtyre zbukurimeve vihen në pah çdo ditë nga udhëtarë që nuk ngurrojnë të shkruajnë dhe të fotografojnë ato që kanë parë me sytë e tyre. Dhe kështu dalëngadalë njerëz të pasionuar udhëtojnë për të parë çuditë me dekorimet e Krishtlindjeve. Aq të sofistikuara janë këto zbukurime të jashtme saqë specialistët pyesin se çfarë mund të bëjnë më shumë se këta njerëz të pasionuar, specialistët e dekorimit.

Në Zvicër, pema është femër
Pjesa më e madhe e zviceranëve, konkretisht 85 për qind e tyre i vlerëson dekorimet e Krishtlindjeve. Ata që kalojnë rrugëve të Zvicrës këto ditë do tu bien në sy zbukurimet e varura në ballkone dritat dhe kukullat e ndryshme festive aq sa nuk e kanë të vështirë të pohojnë se ky vend i do shumë zbukurimet. Por tashmë edhe një sondazh e provon këtë gjë. 85 për qind e qytetarëve zviceranë i adhurojnë zbukurimet e fqinjëve të tyre: mes të cilëve 54 përqind i vlerësojnë të magjishme, 31 për qind të bukura dhe vetëm disa mendojnë se janë të tepruara Vetëm 3 për qind e tyre irritohen nga zbukurimet ndërsa 11 për qind qëndron indiferent.

Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer me 1209 persona nga e gjithë Zvicera, të realizuar gjatë këtij muaji nga Instituti i Kërkimeve dhe publikuar në comparis.ch. detajet e tjera të sondazhit vënë në pah se 91 për qind e femrave pëlqejnë më shumë zbukurimet ndërsa të njëjtin mendim e kanë vetëm 80 për qind e burrave të intervistuar. Interesin më të madh për pemën e kanë gratë sesa burrat dhe ky rezultat shpjegon përse zbukurimi i pemës mbetet një aktivitet femëror.

Në 35 për qind të familijeve të përbëra nga dy ose më shumë persona është gruaja që merret me zbukurimin e pemës. Vetëm në 9 për qind të rasteve marrin pjesë edhe burrat, ndërsa vetëm 6 përqind e tyre e zbukurojnë së bashku pemën. Në 14 përqind të familjeve një ose të dy prindërit përfshijnë edhe fëmijët në dekorimin e pemës.
Edhe ndriçimi i pemës ndryshon nga një kanton në tjetrin të Zvicrës. Sipas sondazhit në kantonin gjerman qirinjtë përdoren nga 48 përqind e familjeve dhe dritat elektrike nga 42 përqind. Në kantonin francez dhe italian pemët e krishtlindjeve zbukurohen me drita elektrike dhe vetëm 11 përqind e familjeve përdorin qirinjtë.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com(print), 21 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)