Spikerja "topless" e Zjarr Tv:Nuk
hyn ndryshe në botën e televizionit

Spikerja hyn ndryshe në botën e televizionit">
Prej disa kohësh ka nisur transmetimet “Zjarr Tv”, ku prezantuesit japin edicionet e lajmeve topless. Një nga spikeret e këtij televizioni Enki Bracaj është shprehur për mediat se kjo është e vetmja rruge për të qenë pjesë e botës së televizionit.

“Më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë. Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, por kam konstatuar se ka qenë shumë e vështirë. Jam e sigurt që çdokush në vendin tim do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi.

Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam. Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit. Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër. Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV.

Mediat e huaja na kanë vlerësuar Hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë. Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas”,-është shprehur Bracaj. Gjithashtu gjatë intervistës ajo është shprehur se gëzon mbështetjen e prindërve për punën e saj.

enki zjarr tv

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora