Spinaqi ka pak hekur,
por i pasur me nitrate

Spinaqi ka pak hekur, <br />por i pasur me nitrate
Heroi i njohur nga filmat vizatimorë, Popeye, kishte të drejtë, kur hapte kavanozin me spinaq në kohën që i duheshin muskujt e fortë. Por sipas një studimi suedez, magjia nuk qëndron tek hekuri, por tek sekreti nuk qëndron tek hekuri por tek nitratet e bollshme që ndodhen në të, që sipas studiuesve të Institutit Karolinska në Stokholm se nitrati- përbërës i natyrshëm i spinaqit dhe disa perime të tjera, forcon muskujt. Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar që nitratet, kripërat e acidit nitrik nga spinaqi nxisin sintezën e shtuar të proteinave të cilat janë kyçe për forcimin e muskujve.

Ekspertët nga Instituti Karolinska deri te ky zbulim kanë ardhur me eksperimentimet në minjtë laboratorik. Brejtësit të cilët kanë marrë sasi të vogël të nitrateve kanë pasur muskuj shumë më të fortë të këmbëve dhe shputave se sa minjtë që nuk kanë konsumuar kripërat e acidit nitrik.

“Rezultatet tona janë interesante sepse sasia e nitrateve e nevojshme për ndryshimin e forcës së muskujve të minjve është jashtëzakonisht e vogël. Për ne njerëzit do të thotë që me rritjen e konsumimit të perimes së caktuar e cila është pasur me nitrate mund të rrisin vëllimin e muskujve:”, tha dr. Andres Hernandez, udhëheqësi i hulumtimeve. Kripërat e acidit nitrik mund të gjenden në spinaq, panxhar, sallatë të gjelbër, etj.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre, i cili është publikuar në revistën shkencore “Journal of Physiology”, do t’u ndihmojë pacientët që vuajnë nga distrofia e muskujve dhe sëmundjet tjera që ndikojnë negativisht në masën dhe funksionalitetin e muskujve.

Për këtë studim, hulumtuesit kishin vendosur nitrat në një enë me ujë, për një grup minjsh laboratorik dhe pastaj kishin bërë krahasimin midis atyre që kishin konsumuar ujin dhe grupit tjetër. “Minjtë që kishin pirë ujë me nitrat kishin muskuj më të fortë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti.

SASIA A HEKURIT

Në të vërtetë sasia e hekurit në spinaq nuk është shumnë e madhe. 100 gram spinaq ka brenda 3-4 mg hekur. Por e vërteta është se hekur ka, por ka një problem, dhe ky problem i spinaqit qëndron tek lloji i hekurit. Hekuri hyn në gjak në dy forma; hemo dhe jo hemo. Tek bimet, ndryshe nga produktet e mishit, lloji i hekurit është jo-hemo. Hekuri jo-hemo thithet shumë ngadalë nga trupi dhe kjo gjë varet nga disa faktore.

OKSALATET

Ose acidi oksalik është një substancë që lidhet me hekurin dhe e bën të papërdorshëm nga trupi. Spinaqi është një bimë me nivele të larta acidi oksalik. Duke u lidhur me hekurin formon oksalat hekuri dhe në këtë mënyrë e nxjerr hekurin e spinaqit jashtë loje. Një diete e pasur me oksalate pakëson thithjen e hekurit dhe në rastin e spinaqit 90% e tij del jashtë me urinën. Oxlalatet janë një prej shkaqeve të gurëve të veshkave.

KALCIUMI

Spinaqi është i pasur ne kalcium. Ashtu si dhe me hekurin oksalatet e tij ndikojnë në thithjen e kalciumit nga trupi. Për të bërë një krahasim, në thithim 50% të kalciumit tek brokoli dhe vetëm 5% të kalciumit tek spinaqi. Në qoftë se ju pëlqen spinaqi nuk duhet të hiqni dore. Spinaqi ka shumë vlera ushqyese të tjera.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm