Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO

Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO

Spiropali takim në Letoni me homologen Daiga Mierina

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Pasditen e sotme Spiropali zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Letonisë Daiga Mierina.

Spiropali dhe Mierina diskutuan mbi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë dhe mundësitë e zgjerimit të tyre në fushën e ekonomisë, tregtisë, transportit, mbrojtjes, zhvillimit teknologjik e digjitalizimit, turizmit dhe në fusha të tjera.

Shqipëria dhe Letonia janë partnerë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e sigurisë, paqes dhe lirisë së kombeve. Shqipëria dhe Letonia, do të vijojnë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë të qëndrueshme.

Kryetarja Spiropali shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në 15 tetor dhe çeljes së negociatave për grup-kapitujt “Themelorët”.

Shqipëria, nënvizoi Spiropali do të vijojë reformat demokratizuese dhe integruese, duke u përgatitur për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare  dhe mirëpresim ekspertizën e Letonisë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Letonia është mes vendeve të para që kanë njohur Kosovën dhe Kryetarja Spiropali shprehu bindjen se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë.

Kryetarja Spiropali dhe Kryetarja Mierina diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, në të gjitha nivelet, në nivel Kryetarësh të Parlamenteve, Grupeve të Miqësisë, Komisioneve Parlamentare dhe deputetëve, duke përcaktuar si prioritet të këtij bashkëpunimi përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë