Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje për kontributin e paçmuar për Shqipërinë

Spiropali në Vatikan, pritet nga Papa Françesku: Mirënjohje për kontributin e paçmuar për Shqipërinë

Papa Françesku dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka takuar ditën e sotme Papa Françeskun. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali me anë të një postimi në Facebook.

“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku”, shkruan Elisa Spiropali në Facebook krah fotove të publikuara.

Më tej ajo e ka konsideruar këtë takim të paharrueshëm teksa thekson se i ka shprehur Shenjtërisë së Tij mirënjohje për vlerat që ai përcjell humanizmit.

“Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit" thekson ajo.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim

Netanyahu pranon se po zhvillohen bisedime me Hamas për një armëpushim