Spiropali-opozitës: Nuk jemi të pandehurit tuaj këtu! Nuk do të tallemi me emrat që do të propozoni për presidentin e ri, duam që të votohen

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë të qartë opozitës se janë të hapur për emra që propozohen prej tyre dhe nuk do të tallen me askënd, por të flasin konkretisht për kriteret e vlerat e presidentit të ri.

Nuk hezitoi të komentonte edhe humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se u konsumua me largimin e Bashës nga kreu i PD ndaj i thotë që të shkojnë me emra pasi nuk janë përfaqësues nga OSBE-ODIHR-i për të përcaktuar legjitimitetin e zgjedhjeve. Ndërsa Alibeajt i tha se po paraqet kushte që është karakteristikë e politikës së skutave dhe pazareve.

“Më duket e habitshme se si Alibeaj thotë diçka, Duma thotë diçka tjetër për të mos folur për atë që tha Mediu që në një pjesë të madhe kishte kuptim dhe ishte e arsyeshme. Kur vini përballë nesh duhet të bini dakord se çfarë doni prej nesh, çfarë doni prej vetes dhe çfarë prisni të nxirrni nga ky proces. Ju qëndruat larg këtij procesi se keni nisur vetëm letra, të paqarta, të pakoordinuara me grupin parlamentar, të kundërshtuara nga një anëtar apo tjetër. Folët për sfidë të kulturës së vjetër të pazareve dhe skutave dhe nuk keni dhënë asnjë fakt se si do sfidoni kur në vend të kritereve paraqisni kushte që është karakteristikë e vjetër e politikës së skutave dhe pazareve.

Meqë po flasim dhe procese e vullnete, as letrat as sofizmat nuk mund të zëvendësojnë vullnetet dhe proceset. Ne kemi vullnetin për ta bërë këtë proces me ju. Kemi rënë dakord për afatet, për mënyrë dhe data 23 është e arsyeshme. Është afati maksimal. Kjo tregon se si për procesin, ashtu dhe për emrat jemi të hapur. Duhet të mishërojmë ato kritere e vlerat në disa emra. Nuk kemi ndërmend të tallemi as me emrat tuaj, as me tanët. Ne duam emra që mund të votohen dhe mund të biem dakord. Ky është synimi ynë. Ne nuk jemi të pandehurit tuaj këtu. Nuk jeni as grup nga OSBE ODIHR-i që përcaktoni legjitimitetin e zgjedhjeve.

Të mos flasim për proceset tuaja të humbura zgjedhore, ajo u konsumua me largimin e Bashës nga PD. Të flasim për këtë proces, ejani me emra, t’i japim vendit një president”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona