Përçarja me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, edhe pse shihet si një krizë për PD, për Ministren Elisa Spiropali ky është 'shansi historik' i kësaj partie që të shpëtojë.
Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se Berisha dhe Bashajanë bashkëfajtorë dhe bashkëpunues dhe e shkuara nga e cila Shqipëria dhe PD tani kanë mundësi të shpëtojnë 'duke u vënë shqelmin'.
"Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun. Luli me Saliun janë bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata janë e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak", shkruan Spiropali.
Një reagim për situatën në PD, Spiropali e pati dhe ditën e djeshme, ku ndalur te deklaratat e Bashës se me 25 prill ai ishte në gjendje të sillte ndryshimin që shqiptarët donin, por nuk e lejuan pasi i vodhën votat, ngriti pyetjen se si sipas saj do të justifikohet Basha për humbjen e radhës.