TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se duhet të niset një hetim për përdorimin e të miturve në 6 protestat në emër të Klodian Rashës! Si kanë ndodhur këto akte dhe kush janë përgjegjësit, për ministren janë dy pyetje që duhen zbardhur. Ajo është e bindur se kjo protestë është shfrytëzuar nga opozita, pasi sipas saj nëse do të ishte e nisur nga një zemëratë popullore, nuk do të shuhej aq shpejt.
"Ajo protestë u shua sepse nuk buronte nga një revoltë popullore, por ishte organizuar nga element të opozitës që s;'kanë asnjë lidhje me dhimbjen për humbjen e në të riu, u munduan ta përdorin me disa akte të dhunshme dhe të papranueshme, protesta erdhi duke u shuar. Përdorimi i disa fëmijëve në mënyrën më kriminale duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur se i nisin fëmijët që bëjnë akte të dhunshme që të shoqërohen, duhet parë si kanë ndodhur këto akte dhe kush e mban përgjegjësinë", tha Spiropali në emisionin "Sot live në Shqipëri".
Spiropali nuk ka nguruar që të bëjë edhe një krahasim mes asaj që ndodhi në 21 janar dhe vrasjes së Klodjan Rashës, sa i përket reagimit të shtetit.
"Në 21 janar ishte një vrasje shtetërore, u vrasën 4 qytetarë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi dhe ende mburret ish-kryeministri që do kishte qëlluar deri në lule të ballit. Akti nuk ka urdhër, por është një akt individual që sot polici është në burg", tha Spiropali.
Ndalur te komentet e shumta dhe te kritikat për vizitën për të disatën herë të kryeministrin Rama në familjen Rasha dhe pensionit, Spiropali tha se është e bindur se kanë bërë gjënë e duhur.
"Ne kemi vepruar nga vullneti dhe dëshira e mirë për përgjegjësinë sociale sepse punonjësi policisë ka përgjegjësinë se ai përdori armën e shtetin dhe në këtë kuptim kemi marrë edhe precedentin e Strasburgut, ku familjarët u detyruan që të shkojnë deri në Strasburg për të marrë dëmshpërblimin. A u nxituam apo u vonuam, por në rast se nuk do kishim shkuar të vizitonim familje, do kishim po të njëjtën njerëz që do thonin se qeveria nuk po merr asnjë masë, kjo është gjëja e duhur, por s'ka lidhje me veprimet hetimore", tha Spiropali.
Bavo spiropali te hetohen strukturat e policise per dhunen e ushtriar ndaj te miturve
Përgjigju