Tender për koncensionin është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në muajin dhjetor dhe afati për mbylljen e kësaj gare është 27 shkurti.
Koncesioni do të zgjasë 10 vjet dhe kap vlerën 13 miliardë lekë ose 100 milionë euro. Report TV do të ndjekë edhe në vijim procedurën e këtij prokurorimi, për një nga shërbimet më të rëndësishme në shëndetësi dhe për të mësuar nëse Spitali Amerikan është futur drejtëpërdrejt në këtë garë apo është pas ndonjë kompanie tjetër, siç ndodhi edhe në konçensionin e dializës.
Pikërisht konçensioni i dializës me nje vlere prej 65 miliona euro, është një nga shërbimet te fituar me tender Spitali Amerikan qe ka shkaktuar shume probleme, referuar këtu ankesave të qytetarëve për radhë të gjata apo edhe për skandalin ku pacientët dogjën njeri- tjetrin.
Në korrik të 2016-ës, katër persona humbën jetën në klinikën e hemodializës në Spitalin Amerikan, pasi një pacient i vuri zjarrin një pacienti tjetër me benzinë, pas një debati për radhën e marrjes së shërbimit.
E gjithë klinika u dogj, ndërsa Spitali Amerikan i bëri presion medias të heqin emrin e spitalit nga lajmet, duke i kërcënuar me ndërprerje të reklamave. Për më shumë, spitali nuk pranoi të japi detaje për procedurën e hemodializës, pajisjet mjekësore të gatshme apo kushtet në të cilat procedura mjekësore zbatohet. Vitet e shkuara në media janë denoncuar nga qytetarë të ndryshëm edhe raste të tjera abuzimesh, për mjekim të pakujdesshëm apo ndërhyrje të gabuara.
Tashmë mbetet për t'u parë se kujt do ti jepet ky shërbim kaq i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për modernizimin e shëndetësisë shqiptare. Projekti përfshin organizimin dhe ofrimin e shërbimeve laboratorike në 5 spitale universitare që gjenden në Tiranë, 12 Spitale Rajonale që gjenden në qytetet kryesore në të gjithë Shqipërinë dhe 1 Spital Rrethi që gjendet në Sarandë.
Garantimi i besueshmërisë dhe seriozitetit të firmës që do të marri këtë shërbim është thelbësor edhe për faktin se konçensionari do të marrë për një periudhë 10 vjeçare shërbimin për 160 llojet e analizave përfshi pacientët e shtruar dhe ata të urgjencës.
Sot nga ky shërbim kryen afro 5 milionë analiza, por pritet që më partneritetin Publik Privat kjo shifër të rritet.
HISTORIA ME FOSHNJEN
Matilda Elmasllari është një nënë e re foshnja e së cilës u prek që në fetues nga një sëmundje e quajtur Amniotic band sindrom.
Ajo gjatë gjithë kohës së shtatzëninë u kontrollua tek spitali Amerikan në Tiranë dhe ishte nën kujdesin e mjekut të Spitalit Amerikan Junxhin Gjoshe, të cilin e shikoni në këto foto.
Sakaq gjatë lindjes u konstatua, se fëmija nuk kishte parakrahun e djathtë. Rasti është denoncuar nga emisioni investigativ "Stop".
Junxhin Gjoshe mjeku i Spitalit Amerikan për asnjë çast nuk i kishte thënë Matilda Elmasllarit për rrezikun që foshnjës i kanosej nga kjo sëmundje.
(Gjinekologu i Spitalit Amerikan, Juxhin Gjoshe)