Rumani/ Merr flakë spitali COVID, humbin jetën 9 persona

Rumani/ Merr flakë spitali COVID, humbin jetën 9 persona

Pamje nga spitali i djegur

RUMANI- Flakët kanë përfshirë një spital COVID në Rumani dhe për pasojë 9 persona kanë ndërruar jetën tragjikisht. Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila, bëri me dije se në spital ndodheshin gjithsej 113 pacientë, ku prej tyre 10 ishte në terapi intensive.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e pacientëve nga spitali, por fatkeqësisht 9 prej tyre ndërruan jetë. Ngjarja ndodhi në një spital në zonën e spitalit në qytetin lindor të Konstancës.

Kjo nuk është hera e parë që në Rumani spitalet përfshihet nga flakët. Në shkurt të këtij viti ka rënë një zjarr në spitali COVID, në kryeqytetin Bukuresht, ku për pasojë humbën jetën 4 pacientë. Ndërkohë që edhe në nëntorin e kaluar 10 persona vdiqën si pasojë e zjarrit në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin e qarkut Piatra Neamt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 02/10/2021 13:24

    Po behet mode djegja e spitaleve Covid njehere ne Maqedoni dhe tani ne Rumani a mos eshte e qellimshme kjo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja