Mirela Hasanaj, zv/drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tregon se si do të zhvillohet ky patronazhim.
“Bashkë me mjekët specialistë, Prof. Doktor Edmond Çelikun, kirurg, Prof. Doktor Ilir Ohri, reanimator-anestezist dhe doktor Dhimitër Kraja, infeksionist, jemi në Dibër, ku mbaruam pjesën e vëzhgimit të problemeve, të cilat ne do t’i përcjellim për zgjidhje”.
Pjesa e medikamenteve dhe aparaturave në këtë spital , sipas Hasanaj, është në funksion të plotë, por nuk ka burime njerëzore.
Nga Tirana patronazhimi ka filluar. Kemi bërë listat e mjekëve sipas nevojave të çdo spitali rajonal dhe në 1 shkurt do të nisë patronazhimi i plotë me ekipe të plota mjekësh.
QSUT ka 4 spitale në patronazh: Dibrën, Korçën, Elbasanin dhe Beratin. Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, këta mjekë do të ndjekin edhe ecurinë post-operative të pacientëve. Ndërsa mjekët e tjerë, shtoi Hasanaj, “do të vijnë një apo dy ditë, sipas nevojave”.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










