Këto pamje i përkasin spitalit të qytetit të Fierit i cili tashmë është një realitet ndryshe. Spitali i qytetit të Fierit  ofron kushte të parametrave Evropiane, falë  investimit të qeverisë, pacientët do mund të marrin një shërbim më cilësorë dhe më të shpejtë.

Njoftimin e ka bërë Kryeministri Rama, përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook.

Kryeministri shkruan:

MIRËMËNGJES

Dhe me këto momente nga hyrja në funksion e një tjetër investimi transformues në spitalin e Fierit, duke u lutur që ata që s'duan të shohin të gjejnë arsye për të hapur sytë, ju uroj një ditë të mbarë.