Spiun apo jo? Veliaj ironizon Metën: Nuk na jep dot zgjidhje për të ardhmen, ka ende hesape për të larë

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është rikthyer sërish çështjes së hapjes së dosjeve, ku vetëm pak ditë më parë Autoriteti i Dosjeve bëri publike se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
 
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për të ardhmen e vendit.


“Disa mësime nga e kaluara po i nxëmë dhe disa gabime nuk po i bëjmë më. Brezi i gjyshërve tanë, edhe në Shqipëri, ende po sqarojnë kush ishte komunist, kush sigurims dhe kush spiun. Nuk është ky brezi që do na japë zgjidhjet për të ardhmen. Ai brez ka ende hesape për të larë për vitet ’80 dhe ’90. Por, brezi ynë, që nuk e ka këtë barrë, që nuk e ka këtë ngarkesë, do duhet të marrë disa vendime të guximshme për të ecur përpara”, theksoi Veliaj.

Megjithëse pretendimet janë të shumta, Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Meta (Metaj) publikoi gjithjashtu një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

 

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja