TIRANE, 21 gusht /ATSH-AFP/. - Sulmuesi i Milan AC, Mario Balotelli, eshte prane transferimit te Liverpuli kundrejt 20 milion euro, shkruanin te enjten mediat ne te dy vendet.
Pas dy vjetesh te kaluar te klubi i Silvio Berlusconi, sulmuesi 24-vjeçar e njeh mire Premier League, pasi ka luajtur tre sezone me fanellen e Manchester City nga 2010- 2013.
Me nje bilanc prej 30 gola ne 54 ndeshje me klubin bardhezi, Mario Balotelli do te shkoje te Liverpuli, prej te cilit eshte larguar sulmuesim kryesor Luis Suarez tek FC Barcelona ne nje shume prej afro 90 milion euro, sipas shtypit anglez.
I bashkuar ne janar 2013 me Milan AC pas aktivizimit me City, ku fitoi nje titull te kampionit te Anglise ne  2012, Mario Balotelli nuk mundi ta ndihmonte klubin italian per t'u aktivizuar ne Ligen e Kampioneve ne kete sezon. /a.ke/