TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/. - Matthias Sammer, drejtori sportiv i Bayern Munichut, ka 'kritikuar' strategun spanjoll, Pep Guardiolan.
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, është kundër rotacionit të cilin po e bën trajneri Pep Guardiola. Në prag të ndeshjes ndaj CSKA Moskës, e cila zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ai mendon se rotacioni është i rrezikshëm për kampionin e Gjermanisë, shkruan gazeta Express.
"Nuk e di nëse rotacioni është një ide e mirë. Mund të humbasim ritmin nëse lëmë jashtë skuadrës 5 apo 6 lojtarë titullarë. Nën drejtimin e Guardiolas skuadra ka mësuar të sillet në mënyrë pozitive sepse ai e di shumë mirë që nuk është e lehtë të mbash të njëjtin ritëm", ka deklaruar ai. /a.ke/










