TIRANE, 5 mars /ATSH/. - Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i pavendosur rreth të ardhmes se tij ne kampionatin e Spanjes. Tekniku argjentinas po zvarrit per kete edhe vazhdimin e kontratës me kampionin e Spanjës, Atletico Madridin, pasi synon te marrë drejtimin e Manchester City, shkruan gazeta Daily Mirror.
Sipas gazetes britanike, ish- trajneri i Kaljarit dëshiron të prese deri në verë për të parë nëse Manchester City do ta shkarkoje Manuel Pellegrinin nga detyra.
Trajneri kilian nuk i ka punët mirë dhe sipas gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit në ekipin anglez.
Përveç Simeones, kandidat për te drejtuar City janë edhe Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola. /a.ke/











